Ekskluzive: Mësohet 4 ekipet nga Shqipëria në Ligën Unike
Prishtinë(AsistiOnline) – Më në fund duket se janë përcaktuar edhe 4 ekipet nga Shqipëria në Ligën Unike të meshkujve.
AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se Federata Shqiptare e Basketbollit, ka arritur ti konfirmojë 4 ekipet e tyre që sivjet do të paraqiten në Ligën Unike.
Ekipet pjesëmarrëse nga Shqipëria sivjet në Ligën Unike: KB Apolonia, KB Teuta, KB Tirana dhe KB Kamza.
Ndërsa në Kosovë tashmë janë konfirmuar ekipet: KB Peja, KB Trepca, KB Golden Eagle Ylli dhe KB Ponte Prizreni.
Të kujtojmë se garat e stinorit të ri në këtë ligë, nisën dje me duelin mes Pejës dhe Ponte Prizrenit që ju takoi këtyre të fundit e rezultati do të vlejë edhe në Superligën e Kosovës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.