Kenan Spahiu e Ergjan Osmani në 12shen e Turqisë
Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja e Turqisë sot e ka publikuar 12shen finale për duelet e nëntorit në kualifikime për Kupën e Botës.
Përzgjedhësi i ekipit, selektori Ergin Ataman në mesin e lojtarëve më të mirë për dy përballjet e nëntorit ka përzgjedhur edhe dy shqiptarët, Kenan Spahiu e Ergjan Osmani.
Kenani sivjet po luan te Pinar Karsiyaka dhe po gëzon formë tejet të mirë, ashtu sikurse Ergjan Osmani që po e vazhdon karrierën te Darussafaka.
Të kujtojmë se Turqia sot ndeshet me Belgjikën në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2023, dueli fillon nga ora 19:00.
Pas tre ditëve, armata e kuqe turke i shkon mysafire, Serbisë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.