Basketboll

Sigal Prishtina triumfon ndaj Vëllaznimit në Gjakovë

Sigal Prishtina shënoi fitore të rëndësishme, duke mundur Vëllaznimin në udhëtim 71:79 (14:22, 18:22, 21:11, 18:24), në xhiron e dhjetë të Prince Caffe Superligës.

Fillimi i ndeshjes i barabartë, por në 2-3 minutat e fundit të çerekut të parë, prishtinasit u shkëputën për të fituar këtë pjesë 14:22. Kryeqytetasit vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, ku e ngritën epërsinë në 17 pikë, 19:36, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 32:44.

Kuqezinjtë të përkrahur nga tifozët vendas nuk u dorëzuan dhe arritën përmbysjen e madhe për të barazuar shifrat në 46:46 dhe kaluan në epërsi 53:52, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:55. Megjithatë, në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtarë, basketbollistët prishtinas ishin më të vëmendshëm, duke fituar në fund 71:79.

Të Vëllaznimi u dalluan Damonte Dodd me 10 pikë e 11 kërcime dhe Emmanuel Omogbo me 17 pikë, kurse te Sigal Prishtinas u dalluan Derrick Wilson me 19 pik, tetë kërcime e gjashtë asistime dhe Dustin Thomas me 19 pikë e shtatë kërcime.

Tash, kuqezinjtë kanë katër fitore e gjashtë humbje, kurse prishtinasit gjashtë fitore e katër humbje.

Komentet janë të mbyllura.