Peja me fitore të lehtë dhe të thellë ndaj Kamzës
Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka arritur fitoren e parë të stinorit në Ligën Unike.
Pas humbjes në javën e kaluar nga Ponte Prizreni në shtëpi, verdhezinjët sonte triumfuan si mysafirë të Kamzës me rezultat 74-98.
Ndeshja nuk kishte ndonjë historik interesant me mysafirët nga Peja që e diktuan tempon e lojës nga fillimi e deri në fund, fituan të gjitha periodat (18-25, 15-24, 21-24, 20-25) dhe fitorja erdhi natyrshëm.
I gjithë ekipi i Pejës sonte u inkuadrua në lojë e më të dalluarit ishin pesë amerikanët e ekipit, Rodney Purvis e Isiah Umipig me nga 16 pikë, Brad Waldow me 15, Jalen Tate me 13 e Taylor Adway me 11 sosh.
Te Kamza me lojë të mirë u dalluan, Xander Bowers me 21 pikë dhe Detjon Bega e Dayton Gumm me nga 11 pikë.
Peja ka 1 fitore e 1 humbje, ndërsa Kamza nga 1 ndeshje e zhvilluar ka 1 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.