Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet edhe dueli i dytë i xhiros në Ligën Unike te meshkujt.
Apolonia e Fierit e pret në shtëpi skuadrën e Ponte Prizrenit, duel ky që luhet në palestrën në Fier të Shqipërisë.
Në elitën e basketbollit shqiptar, Apolonia deri tani ka korrur 4 fitore e ka pësuar 2 humbje, gjersa Ponte Prizreni në elitën kosovare ka 4 fitore e 5 humbje.
Sfida fillon nga ora 17:00, gjersa njoftim për transmetim direkt deri tani nuk ka pasur.
/AsistiOnline.com/