Rashica thotë se Prishtina është gati: Jemi mobilizuar maksimalisht, presim një lojë të fortë
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Sigal Prishtinës sot ndeshet me Trepçën në kuadër të xhiros së 11-të në elitën e basketbollit kosovar.
Ndihmës-trajneri i ekipi kryeqytetas, Andin Rashica në një prononcim për AsistiOnline.com është deklaruar se ekipi i Prishtinës, është shumë i gatshëm dhe i mobilizuar maksimalishtz.
”Ekipi është i gatshëm për ”El Clasico”. Mobilizim i hatashëm i të gjithë neve. Gjatë tërë javës e kemi analizuar kundërshtarin, e dimë cilësinë e lojtarëve që kanë, poashtu edhe anën taktike të trajnerit të ri e njohim mjaftë mirë. Është ndeshje derbi, nuk do të jetë e lehtë, mirëpo jemi shumë të motivuar”, është shprehur Rashica.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.