Basketboll

Ponte Prizreni fiton edhe ndaj Rahovecit, i afrohet kreut të tabelës

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit e ka fituar duelin ndaj Rahovecit në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës.

Ekipi bardhezi sonte fitoi ndaj Rahovecit me rezultatin final 104-87.

Edhe pse rezultati në fund u thellua, loja në shumicën e kohës ishte shumë e ngushtë me Ponte Prizrenin që fitoi dy periodat e para (28-22, 25-21), si dhe të fundën (31-17), Rahovecit i takoi çereku i tretë (20-27), por kjo nuk mjafoi për ndonjë ndryshim.

Dachon Burke i cili njihet shumë për lojën individuale fenomenale edhe sonte ishte fantastik te Ponte Prizreni me plotë 32 pikë, vlen të ceket se ai hyri nga banka rezervë. Burke mori ndihmë edhe nga Wayne Arnold me 31 pikë e Urim Zenelaj me 20 sosh.

Te Rahoveci, Braxton Hugins me 29 pikë e Isaiah Manderson me 25 sosh, s’mjaftuan kurrsesi pë fitore.

Pas 12 xhirove, Ponte Prizreni gjendet i 4-ti me 6 fitore e 5 humbje, ndërsa Rahoveci mbetet i fundit me 2 fitore e 10 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Ponte Prizreni i shkon Vëllaznimit e Rahoveci luan në udhëtim te Sigal Prishtina.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.