Basketboll

ASISTI 511 – Sjell dramën e vikendit, kurse pas incidentit në ndeshjen, Trepça – Peja, flet Valbona Bytyqi

Sonte në Ditën e Flamurit,  emisioni i vetëm në shqiptari dedikuar ekskluzivisht basketbollit ASISTI vjen me episodin 511.  

Vikendi që lamë pas dhuroi ndeshje shumë emocionuese dhe dramatike në kuadër të xhiros së 12 të Prince Caffe Superligës teksa nuk munguan as prapaskenat interesante.

Kryendeshja e javës, klasika mes Trepëës dhe Pejës në Minatori u shëmtua pas shpërthimit të dhunës. Përveç raportit komplet nga kjo ndeshje, analizëz dhe deklaratave të trajnerëve ASISTI 511 sjellë edhe intervistën ekskluzive të Valbona Bytyqit e cila pësoi në këtë incident.

Gjatë incidentit i cili i qiti hije të rëndë basketbollit flet edhe selektorja e grupmoshave të reja të Kosovës, Valbona Bytyqi e cila ishte goditur me shishe dhe natën e kaloi në spital pasi aktualisht ajo është shtatzënë.

Çka tha Valbona për ASIST, këtë do ta mësoni sonte në episodin 511

Po ashtu në ASIST do të mund të ndiçni edhe të gjitha rastet kontestuese në ndeshjen Ponte Prizreni – Rahoveci, për të cilat mysafirët u ankuan se iu është bërë e padrejtë nga gjyqtarët e ndeshjes. Pas ndeshjes rahovecianëve paralajmëruan edhe mundësinë e tërheqjes nga garat. Gjithashtu, sjellim edhe analizën e ndeshjes fantastike mes Vëllaznimit e Golden Eagle Yllit, si dhe “5-shen dhe MVP-in” e javës në ASIST.

Në bllokun ndërkombëtar, ASISTI 511 sjell edhe tregimet e debutimit të Sigal Prishtinës në ENBL, paraqitjen e Golden Eagle Yllit në FIBA Europe Cup dhe dertin kosovar në Dela sport Balkan League mes Pejës e Bashkimit.

Si gjithmon vjen edhe blloku i veçantë të cilin nuk mund ta gjeni askund tjetër “Shqiptarët në Botë”.

Episodin 511 të ASISTIT e mbyllim duke shkuar përtej Oqeanit Atlantik në NBA dhe natyrisht Top 10 aksionet e javës.

Të gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 511 nga ora 21:00 në Sport 1 në Artmotion dhe 30 minuta pas mesnate në Klan Kosova.

Mos e humbisni assesi!

Komentet janë të mbyllura.