Basketboll

Pesëshja e javës dhe kësaj here dy MVP nga xhiro 12-të e elitës kosovare

1. Plejmejkeri më i mirë në këte javë, pa asnjë dyshim shpallet Dachon Burke i Ponte Prizrenit. Me 32 pikë të realizuara prej tyre 4 treshe duke shtuar edhe dy katërshe tjera, 4 kërtcime dhe 4 asistime, Burke ishte lokomotivë e prizrenasve në fitore ndaj Rahovecit, ndërsa duhet theksuar patjetër se tre trepikësha i shënoi në 5 minutat e fundit dhe për kte u notua me indeksin dukshëm më të mirë për një playmaker ktë xhiro… plus 30.

2. Fundori më i mirë realizues i xhiros 12, shpallet bashkëlojtari i Burkes, Wayne Arnold që luajti me 31 pikë, prej tyre besoni apo jo 7 treshe, duke shtuar edhe 5 kërcime dhe në mbrojtje 3 bllokada, ndërsa ngjashëm sikurse Burke, në 5 minutat e fundit edhe Arnold bombardoi me tre trepikësha dhe me indeksin prej plus 25 ishte fundori më i mirë i javës.

3. Aloja më e mirë kte javë ishte Bashir Ahmed i Golden Eagle Yllit, lojtari më i vlefshëm i therandasve në fitoren e ngushtë ndaj Vëllaznimit me 27 pikë, prej tyre tre treshe dhe ishte fenomenal me 75% nga loja për dy pikë duke qëlluar 6 nga 8 tentime, ndërsa shtoi edhe 5 kërcime dhe bëri 2 bllokada për t’u vlerësuar me indeksin më të lartë për një alo kte xhiro, prej +25.

4. Në pozitat qendrore këtë javë konkurrenca ishte tejet e madhe. Fillimisht kemi shtatëlartin e Pejës dhe MVP-në e kryendeshjes së kësaj jave, Braw Waldow i cili e kompletoj double double-in fantastik prej 22 pikëve dhe 16 kërcimeve, duke luajtur me efikasitet të shkëlqyeshëm prej 77% për dyshe, pasi qëlloi 7 nga 9 tentime dhe 80 % nga gjuajtjet e lira pasi shënoi 8 nga 10 tentime duke merituar indeksin fenomenal prej plus 34

5. Dhe gjithashtu në pozitën e qendrës kemi edhe gjigantin e Vëllaznimit, Damonte Doddin që ishte thjesht i pandalshëm në duel me Yllin dhe luajti me dyshifror të dyfishtë prej 21 pikëve e 17 kërcimeve, duke shtuar 3 asistime. Për më tepër, saktësinë nga loja ai e pati gati perfekte, pasi shënoi 9 nga 10 tentimet për dy pikë apo 90% kurse nga penalet ishte i pagabueshëm, duke qëlluar të tri gjuajtjet e lira dhe për këtë performansë u notua me indeksin më të lartë të javës prej +36.

MVP I XHIROS 12 DAMONTE DODD – (VËLLAZNIMI) DHE BRAD WALDOW – (PEJA)

Adhurues të basketbollit, kjo javë ku qendrat ishin fantastike dhe konkurrenca në këtë pozitë ishte shumë e madhe, sjell dy bashkë MVP të javës: Damonte Dodd i Vëllaznimit dhe Brad Waldow i Pejës. Dodd dhe Waldow e ndajnë këtë epitet sepse Dodd ishte gati i pagabueshëm me 9 dyshe nga 10 tentime dhe 100% i saktë nga gjuajtjet e lira, me double double fenomenal prej 21 pikë e 17 kërcimeve dhe u notua me indeksin më të lartë të xhiros 12 prej plus 36, ndërsa Waldow ishte lojtari më i dobishëm në fitoren e Pejës në kryendeshjën e xhiros kundër Trepçës me indeksin e shkëlqyeshëm prej plus 34, si rezultat i double double-it prej 22 pikëve e 16 kërcimeve dhe efikasitet fenomenal për dyshe dhe gjuajtje të lira. Pra, kte xhiro, epitetin e MVP-së në ASIST e ndajnë Damonte Dodd i Vëllaznimit dhe Brad Waldow i Pejës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.