Basketboll

Golden Eagle Ylli e mbyll stinorin në FIBA Europe Cup me humbje

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare e Golden Eagle Ylli e ka mbyllur sonte aventurën debutuese në kompeticionin evropian, FIBA Europe Cup.

Therandasit janë mposhtur sonte në cilësinë e vendasit nga skuadra gjermane e Brose Bamberg me rezultat final 60-76.

Rrjedha e ndeshjes nuk kishte ndonjë veçori interesante me mysafirët nga Gjermania që dominuan pothuajse në të gjitha periodat (16-23, 16-20, 9-19), përveç të tretës (19-14) që i takoi Yllit dhe fitorja në fund shkoi për mysafirët nga Bambergu.

Tre basketbollistë realizuan pikë dyshifrore në këtë fitore të Bambergut sonte, Patrick Miller (21), Spencer Reaves (12) dhe Gabriel Chachashvili (11).

Te Ylli sonte u dalluan, Rashun Davis me 15 pikë dhe Jay Threatt me 13 sosh.

Me këtë humbje dhe seri të përgjithshme prej 1 fitoreje e 5 humbjeve, Golden Eagle Ylli e mbylli aventurën debutuese në garat evropiane.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.