Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Gjysmëfinale e zjarrtë mes Trepçës e Bashkimit – AsistiOnline
Basketboll

Gjysmëfinale e zjarrtë mes Trepçës e Bashkimit

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjysmëfinalja e dytë e Superkupës së Kosovës, zhvillohet poashtu sot në Pallatin e Sporteve në kryeqytet.

Në këtë sfidë, përballen dy rivalët e vjetër Trepça dhe Bashkimi, që gjithmonë krijojnë rivalitet të madh mes vete, sidomos sonte kur takohen në një fazë afro finales.

Në dy duelet direkte të zhvilluara sivjet, ka triumfuar Trepça, por me rezultate shumë të ngushta, e pikërisht kjo bën të kuptohet se sfidë e ngushtë pritet të zhvillohet edhe sot.

Ndeshja nis me fillim nga ora 20:30 starton dhe transmetohet direkt në KSport1.

Për çdo risi para ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku dhe raportin final, si zakonisht mund të informoheni te vendi – AsistiOnline.com

 

 

Komentet janë të mbyllura.