Basketboll

Ponte Prizreni dhe Ivan Koljeviq ndajnë rrugët

Prishtinë(AsistiOnline) – Ivan Koljeviq është larguar nga skuadra e Ponte Prizreni edhe njëherë.

Basketbollisti malazez që assesi s’po mund të rehatohet nëpër skuadra kosovare, duket se ka vendosur të vazhdojë episodet e largimeve të befasishme nga vendi i ynë edhe njëherë.

Për ndarjen me Koljeviqin ka njoftuar sot skuadra e tij e deritanishme, Ponte Prizreni.

MERKATO – NDËRPRERJE BASHKPUNIMI 

Me marrëveshje të dyanshme nga sot kemi ndarë rrugët me fundorin Ivan Koljevic.

Lojtarit i dëshirojm sukses në jetë e në karrierë.

Koljeviq edhe stinorin e kaluar u paraqit për një periudhë te ekipi prizrenas, gjersa në Kosovë ka luajtur edhe për Trepçën e Rahovecin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.