Basketboll

Ylli rikthen në skuadër Morantin

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual i Kosovës, Golden Eagle ka përforcuar radhët e veta me një lojtar që e kishte n4 skuadër edhe më herët.

Bëhet fjalë për qendrën amerikane, Demetris Morant.

Shtatëgjati 206 centimetërsh te Ylli rikthehet pas dy sezone, ku vitin e kaluar luajti në elitën rumune me CSM Focsanin në 19 ndeshje me mesatare prej 5.6 pikëve, 5.6 kërcimeve e 1.4 asiste për ndeshje.

Përpos elitën kosovare dhe asaj rumune, Morant në të kaluarën ka luajtur edhe në Greqi (Aris), Gjerman (Artland), Szolonoki (Hungari).

Të kujtojmë se Morant me Yllin e kishte fituar edhe titullin e kampionit të Kosovës, duke luajtur me mesatare prej 8.7 pikë e 8.8 kërcime për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.