Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Super-ekskluzive: Divine Myles te Peja? – AsistiOnline
Basketboll

Super-ekskluzive: Divine Myles te Peja?

Prishtinë(AsistiOnline) – Një transfer bombastik mund të ndodh gjatë ditëve të ardhshme te skuadra e Pejës.

Siç ka mësuar ekskluzivisht AsistiOnline.com, verdhezinjët të irrituar me eliminimin e hershëm nga Superkupa, janë futur fuqishëm në merkato dhe janë afër marrëveshjes me Divine Mylesin.

Plejmejkeri amerikan është emër i njohur për basketbollin e Kosovës, pasi ka luajtur te Prishtina e Ponte Prizreni, gjersa ka edhe pasaportën e Kosovës dhe njihet si lojtar vendor.

Myles sivjet për pak kohë ishte lojtar i skuadrës ruse ”Nizhny Novgorod” dhe luajti me 10 pikë, 4 asiste e 2 kërcime, ai në të kaluarën ka luajtur edhe në Francë me skuadrat e Roanne (elitë) dhe Denain (liga e parë).

Sigurisht që nëse kompletohet, ky transfer do të ishte shumë domethënës për verdhezinjët, pasi dihen cilësitë e këtij lojtari, AsistiOnline.com do të ju mbajë të informuar në lidhje me këto zhvillime pozitive te skuadra pejane, por edhe te ekipet e tjera.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.