Zyrtare: Musab Mala rikthehet te Trepça
Prishtinë(AsistiOnline) – Musab Mala është rikthyer zyrtarisht te Trepça.
Basketbollisti mitrovicas, sot është prezantuar në radhët e klubit mitrovicas me të cilët synon suksese.
”Musab Mala, nga sot është pjesë e klubit tonë”, ka shkruajtur shkurtimisht klubi mitrovicas minuta më herët në faqen zyrtare.
Të kujtojmë se Musabi në edicionin e kaluar dhe sivjet për disa ndeshje, mbrojti ngjyrat e Rahovecit e në të kaluarën ka luajtur edhe te Vëllaznimi, Borea, Lipjani e Bashkimi.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.