Basketboll

Ylli dhe Peja sonte zhvillojnë ndeshjen e mbetur nga xhiro e dhjetë

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet një ndeshje e mbetur nga xhiro e 10-të në elitën e basketbollit kosovar.

Bëhet fjalë për ndeshjen mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës, që ndeshen sonte në ”13 Qershori” të Therandës për të synuar fitoren që do të ishte shumë e vlefshme për dy ekipet.

Në duelin e parë të xhiros, kishte triumfuar skuadra e Pejës në ”Karagaç” e sonte Ylli mëton t’ia rikthej borxhin ekipit pejan, megjithatë kjo mbetet të shihet në parket.

Kjo ndeshje starton nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në kanalin Sport1 në të gjitha platformat televizive vendore etj.

Për çdo risi para, gjatë dhe pas ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku, por edhe rezultatin minutë pas minuti i gjeni në postin e ndeshjes në Facebook – AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/ 

 

Komentet janë të mbyllura.