Basketboll

Sfida hapëse e xhiros, sonte në Prizren

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot do të startojë me ndeshje xhiro e 14-të e Superligës së Kosovës.

Dy ndeshje mjaftë interesante na presin, ndërsa e para luhet në Prizren mes ekipit të Ponte Prizrenit dhe Sigal Prishtinës.

Këto dy ekipet që para pak ditëve u ndeshën edhe në çerekfinale të Superkupës e ku fitoi Prishtina, madje e fitoi krejtësisht trofeun, sonte të dyja skuadrat synojnë fitoren për ta ngritur moralin e ekipit, por edhe ngritjen në tabelë.

Prizrenasit kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje, kurse kryeqytetasit kanë nëntë fitore e katër humbje, gjersa në takimin e parë në Superligë mes këtyre dy ekipeve, triumfoi Prishtina ngushtë 90-88.

Kjo ndeshje starton nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në kanalin KSport1 në të gjitha platformat televizive vendore etj.

Për çdo risi para, gjatë dhe pas ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku, por edhe rezultatin minutë pas minuti i gjeni në ueb-sajtin e vetëm në shqiptari, dedikuar basketbollit  – AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/ 

 

Komentet janë të mbyllura.