Basketboll

Peja sonte pret në ”Karagaç” Milenijumin e Malit të Zi

Prishtinë(AsistiOnline) – Një fitore eventuale sonte në ”Karagaç” sipas të gjitha gjasave e bën ekipin e Pejës, kampione vjeshtore në Ligën Ballkanike.

Verdhezinjët takohen me ekipin malazez, Milenijum Kodio që në ndeshjen e parë në Podgoricë e kishin mposhtur tejet thellë 76-89.

Ndeshja luhet sonte me fillim nga ora 20:15 dhe transmetohet direkt në RTK.

Aktualisht, Peja ka bilanc fantastik në këtë garë me 3 fitore nga 3 ndeshje të luajtura. Gjersa, Milenijumi ka 1 fitore e 4 disfata.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.