Basketboll

Mujo Thaçi kritikon ashpër referimin, përmend edhe emrat që sipas tij janë tendenciozë

Prishtinë(AsistiOnline) – Dha dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit te Rahoveci ditë më parë, megjithatë Muhammed Thaçi vazhdon ti shpreh pakënaqësitë e tij me zhvillimet në basketbollin e Kosovës.

I ftuar në ASIST-in 515 dje, Muja tha se çështja e referimit në Kosovë është një pikë shumë e dobët, madje përmendi edhe emra që sipas tij, gjykojnë me tendenca të caktuara.

Unë gjithmonë i analizoj ndeshjet dhe shembull e ceki që referat sillen shumë keq në ndeshje, është e vërtetë që sillen në mënyre kërcënuese, jo në mënyrë të mirë me buzëqeshje. Personalisht mua 14 ndeshje qe i kam udhëhequr më kanë kërcënuar, bile bile edhe më kanë ofenduar, jo më kanë kërcnuar, por më kanë thënë: Mbylle gojën se ta jap teknike. Bile, bile ka momente që janë të inçizuara ndoshta. Edhe i dyti send është, duke e ditur komesari i garave, duke e ditur që unë kam pas incident me Elldin Uglarin, Elldin Uglari mi ka referuar 10 ndeshje, krejt ndeshjet mi ka referuar dhe një tjetër gjë: Visar Bunjaku i ka referuar pothuajse 80% të ndeshjeve të Trepçës. Unë pasiqë e kam marrë atë paranojën, a po e din, këta kundër meje, kundër meje, kundër meje?  Ja kam nisur edhe ti analizoj, pse po del bash ky tërë kohën me referu këtë ekip, duhet ti shikojmë edhe këto gjëra, unë nuk po them që ai ka diçka me Trepçën, mirëpo nuk mundet me qenë koiçidencë, me ardh Elldin Uglari dhe të mi referojë 10 ndeshje ose 11 ndeshje prej 14 ndeshjeve, kjo nuk është normale edhe duke e ditur që ne kemi pasur probleme edhe duke e ditur që këta persona që kanë qenë aty, kanë gënjyer në gjykatë. Unë jam i sigurt në këtë punë, se unë nuk kam pasur problem personal me Elldinin, e kam cek edhe në emision më herët”.

Muja thotë se i ka kërkuar klubit që të bëjë kërkesë në FBK, që referi Elldin Uglari mos ti referojë ndeshjet e tyre, por një gjë e tillë nuk është marrë parasysh. Ai krejt në fund tha se e përkrah idenë që të angazhohen referë të huaj.

Jam befasur gjithmonë, kur jam futur në palestër e kam parë Elldinin edhe i kam thënë edhe njerëzve të klubit, a ka mundësi me i dërgu një letër (FBK-së) mos të na e dërgojnë Elldinin edhe ndoshta prej 14 ndeshjeve, Elldini mi ka dhënë 5-6 teknike, kjo s’mundet me qenë koiçidencë. Mundesh me thanë ka inate e sene, por kur vjen puna te profesionalizmi, ato inatet e jashtë fushës lihen dhe duhet me repsektu profesionalizmin, se normal që ka lojtarë që gjithmonë te referi e krejt, mirëpo pse bëhet hakmarrja? Në lojën e dytë në Gjakovë ne kemi dërguar email në Federatë dhe Federata na e ka kthyer: Jeni dëmtuar. Pastaj ne lojën kur e kemi dërguar, ku ne jemi 100% të sigurtë se jemi dëmtuar, jo tash s’jeni dëmtuar, se e keni dërguar ankesën, dmth nuk mundet me punu me standarte të dyfishta dhe për atë është shumë mirë me i pru, jo një refer, por dy refera të huaj e një i Kosovës. e thash nuk ka më shumë se 10 refera”, potencoi Muja në ASIST, tejet i irrituar.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.