Lëvizje interesante: Grant kaloi nga Trepça te Ponte Prizreni
Prishtinë(AsistiOnline) – Një lëvizje interesante ka ndodhur mes dy skuadrave kosovare në natën e fundit të vitit 2022.
Skuadra e Trepçës fillimisht njoftoi se e ka liruar nga klubi, basketbollistin amerikan Adam Grant.
“Me marrëveshje dypalëshe kemi ndërprerë bashkëpunimin me Adam Grant. Thank you AG“, shkruante në njoftimin e klubit mitrovicas.
Nuk vonoi shumë e brenda pak minutash, ekipi i Ponte Prizrenit e prezantoi atë si lojtarin më të ri në radhët e veta.
“Ponte Prizreni nga janari do hyn me ndryshime në skuadër. Skuadrën e përforcon fundori 185cm , amerikani Adam Grant i cili së fundmi ishte pjesë e KB TREPÇA. Pas Adam Grant , në skuadër do prezentohet edhe një super alo -qendër i cili do jetë me ne nga 3 janari ku pritet një ? oneteam në edicionin pranveror“.
Të kujtojmë se Grant erdhi te Trepça në fillim të këtij stinori dhe luajti me mesatare prej 8.3 pikë e 3.2 kërcime për ndeshje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.