Ponte Prizreni prezanton edhe një transfer të huaj
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit sonte e ka prezantuar edhe një transferë të huaj.
Ekipi bardhezi ka njoftuar se ka nënshkruajtur marrëveshje bashkëpunimi me qendrën amerikane, Alan Wiggins.
Wiggins është i gjatë 205 centimetra dhe luan në pozitën tipike 5.
Lojtari në fjalë më herët gjatë karrierës ka luajtur në Francë, Japoni, Ukrainë, Turqi, Lituani e së fundmi është paraqitur në Bosnje me ekipin e Posusje ku për 8 ndeshje ka kontribuar me 15.5 pikë e 10.4 kërcime.
Sipas faqez së klubit me Wiggins skuadra e Ponte Prizrenit tani kompletohet dhe fokusi kryesorë do të jetë vazhdimi dhe suksesi në Superligë.
Komentet janë të mbyllura.