Basketboll

Ekskluzive: Trepça përforcohet me Will Daniels, lojtar me shumë përvojë

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës duket se e ka gjetur menjëherë zëvendësimin për qendrën e larguar, Cadaraian Raines.

AsistiOnline.com ka mësuar se drejtuesit e klubit ‘xehtar’ tashmë kanë gati marrëveshjen me basketbollistin amerikan, Will Daniels.

Lojtari në fjalë është i gjatë 202 centimetra dhe luan në pozitat 4/5.

Ai pritet të zbarkojë në Kosovë pas performancë së fundit në Uruguai me ekipin e Nacional ku pati mesatare prej 16 pikëve e 5.5 kërcimeve për ndeshje.

Para Uruguait, Daniels ka luajtur edhe në shumë ekipe të respektuara evropiane si: Peristeri e Kavalas (Greqi), Levallois, Nanterrre e Limoges (Francë), Hapoel Elitat e Hapoel Haifa (Izrael), Fethiye (Turqi) etj.

Vlen të ceket se pothuajse kudo që ka

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.