Basketboll

Derbi i xhiros së 15-të sonte, Prishtina dhe Peja ndeshen në kryeqytet

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohet kryendeshja e mbetur nga xhiro e 15-të e Superligës së Kosovës.

Prishtina dhe Peja takohen në kryeqytet, për fitoren e cila është shumë e rëndësishme për të dyja ekipet në vijim të kampionatit i cili sivjet është tepër i nxehtë.

Prishtinasit kanë 11 fitore e pesë humbje, kurse pejanët 12 fitore e katër humbje, andaj pritet një takim shumë interesant. Kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e shikuesve.

Kjo ndeshje fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Art (Sport2) në të gjitha platformat televizive vendore etj.

Për çdo risi para e gjatë ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportin final, i gjeni në ueb-sajtin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit  – AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.