Basketboll

Sot përballen Golden Eagle Ylli dhe Ponte Prizreni në ndeshjen e mbetur

Prishtinë(AsistOnline) – Sot zhvillohen dy duele të mbetura në elitën e basketbollit kosovar.

Ndeshja e parë zhvillohet në ”13 Qershori” të Therandës mes Yllit dhe Ponte Prizrenit.

Ylli është në një formë të jashtëzakonshme me 11 fitore pas katër humbjeve që kishte në fillim, kurse prizrenasit kanë gjashtë fitore dhe dhjetë humbje.

Kjo ndeshje fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në KSport1 në të gjitha platformat televizive vendore etj.

Për çdo risi para, gjatë dhe pas ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportin final, i gjeni në ueb-sajtin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit  – AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.