Basketboll

Penza përforcohet me dy lojtare të reja të huaja

Prishtinë(AsistiOnline) – Forma jo e mirë e skuadrës nga që nga fillimi i stinorit, duket se kanë bërë që drejtuesit e Penzës të mos qëndrojnë indiferent për të këndellur ekipin.

Tek vashat pejane së fundmi janë prezantuar dy transfere të reja të huaja, që pritet t’ju ndihmojnë në ambiciet e tyre sezonale.

Penza fillimisht është përforcuar me lojtaren me shumë eksperiencë evropiane, Ace Harrison. Ajo luan në pozitat 4/5, ishte pjesë e klubeve nga Rumania, Suedia e së fundmi luajti me ekipin e ”Urla Belediyesi Gençlik” në Turqi.

Gjersa, transferi tjetër është, Corrione Cardwell e cila luan në pozitën e organizatores. Ajo te Penza pritet të vije nga kolegji amerikan ”Eastern Michigan Eagles”.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.