Basketboll

Ponte Prizreni triumfon më lehtë se që kishte pritur ndaj Rahovecit

Prishtinë(AsistiOnline) – Ponte Prizreni e ka fituar derbin e skuadrave nga fundi i tabelës ndaj Rahovecit në Superligën e Kosovës.

Prizrenasit triumfuan në ”Mizahir Isma” me shifrat tejet të thella 63-85.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte diçka më interesante me Ponte Prizrenin që fitoi çerekun e parë 13-23, gjersa i dyti i takoi Rahovecit 19-16 dhe dy ekipet shkuan në pushim me rezultatin 32-39 në favorin e prizrenasve.

Në pjesën e dytë, Ponte Prizreni u tregua ekip fantastik në çerekun e tretë (9-27) dhe pikërisht këtu e bëri dallimin kryesor për fitore e Rahoveci e fitoi ngushtë periodën vendimtare (22-19), por që s’luajti rol në epilogun final.

Meriton Ismaili me 28 pikë e Wayne Arnold me 25 sosh, ishin dy lojtarët kryesorë në këtë fitore të Ponte Prizrenit sonte.

Te Rahoveci, Bardh Rexha ishte fantastik me 18 pikë, 8 kërcime, 2 asist e 1 vjedhje topi, si dhe Michael Green realizoi 12 pikë, por pamjaftueshëm për të fituar.

Pas 19 xhirove, Ponte Prizreni ka 7 fitore e 12 humbje në pozitën e parafundit, gjersa Rahoveci pozicionohet i fundit me 2 fitore e 17 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Ponte Prizreni e pret Vëllaznimin e Rahoveci e pret Sigal Prishtinën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.