Basketboll

Edon Maxhuni e Erxhan Osmani shkëlqyen mbrëmë në garat evropiane

Prishtinë(AsistiOnline) – Dy basketbollistët me prejardhje shqiptare, Edon Maxhuni e Erxhan Osmani kanë shkëlqyer mbrëmë në garat evropiane.

Edon Maxhuni me Crailsheim Merlins triumfoi ndaj ish ekipit, Heroes Den Bosch me shifrat 97-102 në kuadër të fazës së fazës së dytë në FIBA Europe Cup.

Edoni shkëlqeu ndaj ish-ekipit me 18 pikë, 9 asiste, 2 kërcime e 2 vjedhje topash, për 34 minuta lojë.

Në anën tjetër, paraqitje të shkëlqyer pati edhe shqiptari tjetër, Erxhan Osmani me Darussafakën në Ligën e Kampionëve edhe pse skuadra e tij u mposht nga Bilbao 85-75.

Erxhani ishte realizatori më i mirë me 19 pikë, 4 kërcime, 2 asiste, plotë 5 vjedhje topash e 1 bllokadë.

Skuadra e Edonit gjendet e dyta në renditje të grupit të vet me 2 fitore e 2 humbje në FIBA Europe Cup, derisa Darussafaka e nisi me disfatë fazën e dytë në Ligën e Kampionëve.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.