Basketboll

Ish-trajneri i Pejës, Jordanco Davitkov merr drejtimin e skuadrës maqedonase

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-trajneri i Pejës, Jordancho Davitkov është bërë me skuadër të re.

Maqedonasi, ka marrë drejtimin e ekipit të Strumicës, që momentalisht renditet si e fundit në elitën maqedonase dhe synon të largohet nga fundi i tabelës.

Të kujtojmë se Davitkov drejtoi Pejën gjatë një periudhe në vitin 2021, duke e drejtuar në 10 ndeshje dhe kishte bilanc prej 6 humbjeve e 4 fitoreve.

59 vjeçari, së fundmi ishte trajner te skuadra elitare rumune, Targu Jiu. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.