Basketboll
photo by: @Shpend Ahmeti

Ditë e debutimeve, në të dyja ndeshjet risi në rostere

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohen dy takimet e fundit nga xhiro 22 në elitën e basketbollit kosovar.

Në duelin e parë i cili cilësohet edhe si derbi i xhiros, takohen mes vete Peja dhe Prishtina.

Te Peja me shumë gjasa pritet të debutojnë tri transfere: Marvin Jefferson, Larry Thomas e Devoe Josephn, ndërsa te ekipi i Prishtinës, pritet të debutojë amerikani, Nate Grimes.

Në duelin tjetër, Golden Eagle Ylli – Rahoveci, poashtu pritet të debutojnë dy transferime në të dyja ekipet.

Te Ylli pritet të debutojë transferi i ri, Wes Washpun e te Rahoveci ardhja e fundit, Jonathan Holton.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.