Basketboll

ASISTI 522: Në Prag të Kupës së Kosovës 2023, kush po fiton?

Mysafirët e sotëm Egzon Fetiu, drejtor sportiv i Golden Eagle Yllit, Andin Rashica, ndihmës trajneri i Sigal Prishtinës dhe Valdrin Haxhiu, kapiteni i  Trepçës 

ASISTI 522 në prag të Final 8 të Kupës së Kosovës në Basketboll i cili sivjet kthehet “n’ konakun e vet”, në Mizahir Isma të Rahovecit, bisedon dhe parashikon spektaklin me mysafirët specialë: Valdrin Haxhiun, kapitenin e  Trepçës, Egzon Fetiun, drejtorin sportiv të Golden Eagle Yllit dhe Andin Rashicën, ndihmëstrajnerin e Sigal Prishtinës.

Me mysafirët gjithashtu analizohet gjendja aktuale e skuadrave dhe xhiro 22 e Prince Caffe Superligës e cila përsëri solli ndryshime në krye të tabelës pas fitores së Pejës në kryendeshje me Prishtinën dhe fitoren e ngushtë dhe të vështirë të Yllit ndaj Rahovecit të fundit.

  • Cila është forma e skuadrave?
  • Si i parashikojnë ndeshjet e veta?
  • Çka thonë për rivalët ?
  • Kush janë favoritët dhe kush do t’a fitoj Kupën ?

Temw e rwndwsishme e biseduar me mysafirw wshtw edhe dukuria e cila ka nis tw dëmtoj basketbollin kosovar: vendimi i FBK-sw qw pwr shkak tw fyerjeve nw korr tw zbrazen palestra.

    • Çka thotë Egzon Fetiu i cili është edhe vet anëtar i Bordit të FBK-së. Çka i sugjeron kolegëve të tij në bord?
    • Si e sheh këtë problem dhe cila është zgjidhja sipas Andin Rashicës?
    • Si po ndikon zbrazja e palestrave dhe pauza e gjatë e pritjes tek lojtarët, këtë e tregon kapiteni i Trepçës, Valdrin Haxhiu?
  • Cili ishte mesazhi i tre mysafirëve për veprim urgjent? 

Gjitha këto sonte në bisedën simpatike me Valdrinin, Egzonin dhe Andinin në ASISTIN 522 në fund të së cilës ASISTI dha një porosi domethënëse.

Cila ishte porosia e ASIST-it në prag të spektaklit i cili na pret në Final 8 të Kupës së Kosovës 2023 i cili pas dy edicioneve fantastike në vitet 2019 dhe 2020 po kthehet përsëri në palestrën më të bukur në vendin tonë, Mizahir Isma në Rahovec?

Edhe sonte përmbledhja komplete e xhiros 22 e Prince Caffe Superligës së bashku me Pesëshen dhe MVP-in e javës sonte në ASISTIN 522.

Basketbolli femëror sonte vjen me informatat nga xhiro 17 e Superligës së Femrave, ku nuk pati befasi kurse Shqiptarët në Botë në ASIST, blloku më i dashur dhe unik në mediet tona, sjell shkëlqimin e Edon Maxhunit dhe yllit më të ndritshëm të basketbollit femëror kosovar në arenën ndërkombëtare: Astera Tuhina e cila po luan në NCAA Division 1.

NBA në ASIST sjell tregimin e veçantë për momentin historik të thyrjes së rekordit të pikëve të shënuara: Mbreti i ri është, Mbreti James. Gjithashtu, përmbledhja javore nga NBA dhe përgatitjet për tubimin e gjitha yjeve të kësaj gjithësie basketbollistike në Salt Lake City dhe NBA All Star 2023 i cili transmetohet ekskluzivisht nw Artmotion dhe Klan Kosova.

Krejt në fund, ASISTI sjell Top 10 aksionet fantastike të elitës së basketbollit kosovar: Prince Caffe Superligës.

Sonte nga ora 21:00 në Sport 1 në Artmotion dhe pas mesnate, pas përfundimit të Prime Big Brother VIP Kosova në Klan Kosova, ASISTI 521 me Agon Fehmiun dhe Ulpiana Emrën.

Komentet janë të mbyllura.