Basketboll

Te femrat, Bashkimi dhe Prishtina për trofeun e Kupës

Prishtinë(AsistiOnline) – Finalja e parë e ditës së sotme luhet te konkurenca e femrave.

Bashkimi dhe Prishtina, kërkojnë fitimin e trofeut të çmuar të basketbollit kosovar, andaj pritet të zhvillojnë luftë të madhe në parket për arritjen e qëllimit.

Në duelet direkte sivjet në të gjitha garat, 5 herë ka fituar Bashkimi e 1 fitore i takon Prishtinës, por sot gjithçka mund të ndryshojë me dy ekipet që janë në formë të lartë.

Siç e thamë edhe në paralajmërimet e kaluara, ky duel fillon nga ora 14:00 dhe transmetohet direkt në (Art)Sport2 në të gjitha platformat televizive vendore.

Për rrjedhën e ndeshjes, AsistiOnline.com si zakonisht do të raportojë nga vendi i ngjarjes në kohën reale, andaj qëndroni me ne.

 

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.