Basketboll

Sonte ndaj Levskit për fitoren e dytë me radhë në BIBL

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit ka udhëtuar para dy ditëve drejt Bullgarisë për të zhvilluar dy duele në kuadër të Ligës Ballkanike.

Portokallinjët dje triumfuan kundër Beroes në Stara Zagora e sonte takohen me Levskin në Sofje për fitoren e dytë me radhë.

Ndeshja nis nga ora 17:00, gjersa transmetohet direkt në You Tube e linkun ju sjellim pak para fillimit.

Dueli zhvillohet në palestrën ”Triaditsa Hall” të Sofjes, derisa prizrenasit aktualisht kanë bilanc tejet negativ në BIBL me pesë humbje e vetëm një fitore, por që ende kanë gjasa shumë reale për kualifikim në ”play off”. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.