Basketboll

Adis Beqiragiq me Bosnjen e mposhtin Malin e Zi dhe vazhdojnë luftën për kualifikim

Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja e Bosnjës dhe Hercegovinës e ka mposhtur dje në një palestër të mbushur me plotë tifozë, Kombëtaren e Malit të Zi me rezultat 74:66

Ekipi boshnjak që drejtohet nga trajneri i skuadrë kosovare, Golden Eagle Ylli, Adis Beqiragiq triumfoi ndaj malazezëve, për të ruajtur shanset për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror 2023.

Për t’u kualifikuar, dragonëve u duhet një fitore në Hungari të dielën, por edhe që Mali i Zi të mposhtet nga Çekia në Podgoricë.

John Roberson ishte më efektivi në radhët e Bosnjë-Hercegovinës me 19 pikë, 16 shtoi Haliloviç dhe Gegiç që kishte 14 pikë.

Te Mali i Zi, Perry kishte 19 pikë, kurse Radoviç 16. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.