Basketboll

(VIDEO LAJM) ASISTI 524: KUSH DO TA FITOJ KRYENDESHJEN PRISHTINA – YLLI?

Mysafir special Donat Hashani, redaktor dhe analist në AsistiOnline.com,  ueb faqen nr.1 në shqiptari për basketboll analizon xhiron 23 dhe paralajmëron kryendeshjen më të rëndësishme të pranverës

ASISTI 524 në prag të kryendeshjes Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli e cila është shtyrë për të martën nga ora 19 për shkak të pjesëmarrjes së trajnerit Adis Beqiragiq në kualifikime për Botëror me kombëtaren e Bosnjës e Hercegovinës dhe Lejson Zeqirit me kombëtaren e Maqedonisë.

Gjithashtu me Donatin analizohet edhe xhiro e 23 e Prince Caffe Superligës dhe ndeshjet interesante

  • Fitorja e tretë e sivjetme e Rahovecit pas përballjes me Vëllaznimin dhe atë pas vazhdimeve?
  • Debutimi i suksesshëm i trajnerit të ri të Pejës, Rami Hadarit ish-trajnerit të Maccabi Tela Avivit dhe një rilindje në lojën dhe atmosferën tek verdh e zinjtë. A ka filluar këndellja te Peja sikurse bëri trajneri Gençoglu te Trepça
  • Analiza e ndeshjes shumë dramatike dhe maratonike mes Bashkimit e Trepçës? Cilat ishin momentet dhe detajet vendimtare në këtë duel?

 

ANALIZA E XHIROS 23 E PRINCE CAFFE SUPERLIGËS

Analiza e xhiros 23 e Prince Caffe Superligës e cila solli ndeshje shumë interesante dhe përsëri ndryshim në maje të tabelës. Pas fitores së thellë ndaj Ponte Prizrenit, Peja del përkohësisht mbi Sigal Prishtinën e cila nuk e zhvilloj ndeshjen me Golden Eagle Yllin për shkak të pjesëmarrjes së trajnerit Adis Beqiragiqit në kualifikime për Kupën e Botës në Basketboll me kombëtaren e Bosnjës e Hercegovinës dhe Lejson Zeqirit i cili debutoi me Maqedoninë. Trepça me shumë siguri po vazhdon rrugën përpara me 5 fitore nga 5 ndeshje pas ardhjes së trajnerit të ri Engin Gençoglu. Në derbin me Bashkimin që për herë të tretë sivjet doli të jetë i ngushtë dhe dramatik, fituesit aktual të Kupës triumfuan dhe përforcuan pozitën e katërt ndaj rivalit direkt, portokallinjve prizrenas. Video në vazhdim sjell analizat e detajuara së bashku me Pesëshen dhe MVP-in e Javës sonte në ASISTIN 524

 

DELASPORT BALKAN LEAGUE: BASHKIMI KTHEHET ME DY FITORE NGA BULLGARIA

Liga Ballkanike këtë javë në ASIST vjen me turneun e suksesshëm të Bashkimit në Bullgari . Fillimisht Bashkimi udhëtoi në qytetin Stara Zagora ku u ndesh me Beroen dhe 24 orë më vonë zhvilloi duelin me Levskin në kryeqytetin e Bullgarisë, në Sofje. Sonte i shohim raportet nga këto dy ndeshje, rezultatet dhe tabelën aktuale

 

SUPERLIGA E FEMRAVE ME DERBIN PRISHTINA – BASHKIMI (REPRIZË E FINALES SË KUPËS)

Basketbolli femëror sonte vjen me xhiron 18 të Superligës së Femrave e cila solli përballjen mes Prishtinës dhe bashkimit që ishte reprizë e finales së Kupës e zhvilluar të dielën e 19 Shkurtit në Rahovec.

 

SHQIPTARËT NË BOTË: EDONI SHKËLEU EDHE ME FINALNDËN KUALIFIKOHET PËR BOTËROR

Koha është për bllokun special dhe shumë të dashur për gjithë ne: Shqiptarët në Botë në ASIST i cili  sjell shkëlqimin e Edon Maxhunit edhe në fanellën e kombëtares së Finlandes dhe në mungesë të NBA yllit finlandez Lauri Markkanen mori rolin e liderit. Gjithashtu, basketbollistja që aktualisht poe përfaqëson në mënyrën më të mirë të mundur basketbollin femëror kosovar në arenën ndërkombëtare, Astera Tuhina po vazhdon të luaj me sukses në NCAA Division 1 me skuadrën e Washington State Cougars. Gjitha këto dhe shumë lajme tjera në vazhdim në kuadër të bllokut shumë unik dhe të dashur për gjithë ne: Shqiptarët në Botë

 

NBA NË ASIST: LILLARD ME REKORD PERSONAL DHE DUELI KINGS-CLIPPERS SJELLIN REKORDE TË REJA NË nba PËR PIKË TË SHËNUARA NË NJË NDESHJE

NBA në ASISTIN 524  ju dërgon përtej Oqeanit Atlantik ku gara për kualifikim në Play Off sa po vjen e po bëhet më e nxehtë. Ishte kjo një javë shumë interesante ku Damian Lillard, ylli i Portlandit shkëlqeu me rekord të ri të pikëve në një ndeshje kurse një tjetër rekord u thye në ndeshjen Sacramento –Clippers. Çfarë  rekordi u thye dhe çka ndodhi në këtë takim do ta shohim në vazhdim në kuadër të bllokut NBA në ASIST

 

 TOP 10 AKSIONET NË ASIST:  NËNTË TRESHET E JOSEPHIT (PEJA) FANTASTIK

Krejt në fund ASISTI ju sjell pasqyrën e transmetimeve të javës në Artmotion dhe Klan Kosova dhe natyrisht TOP 10 aksionet e Javës në ASIST.

Adhurues të basketbollit, kënaquni me bukurit fantastike basketbollistike në ASIST dhe mos harroni për më shumë lajme ekskluzive gjatë javës vizitoni portalin numër 1 në shqiptari për basketboll: AsistiOnline .

Deri të hënën e ardhshme, zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll

Komentet janë të mbyllura.