Basketboll

Gençoglu shkon larg: Po të jetë kundërshtar edhe Real Madridi, Trepça do të jetë kampione

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri turk i Trepçës, Engin Gençoglu e ka nxehur tej mase atmosferën me intervistën pas ndeshjes me Vëllaznimin.

Gençoglu, që edhe në fillimet e tij te Trepça, kishte thënë se klubi mitrovicas po rikthehet, përsëri ka bërë një deklaratë ‘zhurmuese’ dhe ka paralajmëruar fitimin e titullit me ekipin mitrovicas.

43 vjeçari nga Izmiri ka shkuar aq larg, saqë ka deklaruar se edhe po të jetë Real Madridi kundërshtar, Trepça sivjet do të dalë kampione.

E dini që kam thënë se Trepça është rikthyer dhe ajo u rikthye. Ndërsa tash po ju them Trepça do të bëhet kampione. Mos e harroni këtë, Trepça do të bëhet kampione, pa marrë parasysh kundërshtari kush është, Prishtina, Bashkimi, Ponte Prizreni, apo edhe Real Madridi, unë besoj në ekipin tim, unë besoj në tifozët e mi”, deklaroi ai.

Të kujtojmë se Gençoglu me Trepçën e fitoi Kupën e Kosovës, pak ditë pasi mori drejtimin e klubit. Ai aktualisht ka bilanc 8-2, prej se mori drejtimin e ‘minatorëve’. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.