Sonte nis faza play off e Superligës: Ndeshja e parë e serisë çerekfinale mes Yllit dhe Vëllaznimit
Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte nis seria e ndeshjeve çerekfinale të ”play off”-it në Superligën e Kosovës te meshkujt.
Kampioni aktual, Ylli dhe të rikthyerit në Superligë, gjakovarët e Vëllaznimit, takohen mes vete për të kërkuar fitoren e parë të serisë.
Stinorin e rregullt, Ylli e kishte mbyllur në pozitën e tretë e Vëllaznimi në të gjashtën.
Sfida e sontme fillon nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në Sport1 ose KSport.
Më të rejat nga ndeshja, rezultatin pas çdo çereku, raportin final, por edhe detajet e tjera, si zakonisht i gjeni në portalin e vetëm në shqiptari dedikuar ekskluzivisht basketbollit – AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.