Basketboll

(VIDEO LAJM) ASISTI 529:  KATËR KAPITENËT E ÇEREKFINALEVE PARASHIKOJNË FILLIMIN E PLAY OFFIT

Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli) e Atik Koshi (Vëllaznimi) dhe  Valdrin Haxhiu (Trepça) e Daniel Lekndreaj (Bashkimi) sonte në ASIST analizojnë formën e sivjetme të skuadrave të tyre dhe parashikojnë çerekfinalet që startojnë këtë mesjavë

Pas përfundimit të pjesës së rregullt të Prince Caffe Superligës, në prag të përgatitjeve të katër skuadrave për çerekfinalet e Play Offit që fillojnë këtë mesjavë, ASISTI 529 sjell kapitenët e katër skuadrave që do të përballen në betejë për vizën gjysmëfinale ku i presinë Sigal Prishtina si kampione e pjesës së rregullt dhe Peja si e dyta.

Kampioni i dyfishtë aktual Golden Eagle Ylli si i treti ndeshet me Vëllaznimin e gjashtë ndërsa Trepça e katërt do të përballet me Bashkimin i cili e mbylli kampionatin e rregullt në pozitën pesë.

  • Si e cilëson kapiteni Gëzim Morina edicionin e sivjetmë të Golden Eagle Yllit i cilu u karakterizua me formë të ndryshueshme?
  • Pse ndodhi kjo dhe cila është situata aktuale te Golden Eagle Ylli?
  • Çka tha kapiteni i Vëllaznimit Atik Koshi për këtë edicion interesant dhe të bukur në Shani Nushin me atmosferë fantastike?
  • Si e parashikon Atiku përballjen me skuadrën që e mbron titullin e dyfishtë, Golden Eagle Yllin
  • Si e vlerëson kapiteni i Trepçës Valdrin Haxhiu edicionin e sivjetmë të mitrovicasve?
  • Si e komentoi deklaratën bombastike të trajnerit të tij Gençoglu se “Trepça do të bëhet kampione edhe nëse gjatë rrugës do të takohej me Real Madridin”?
  • Luftëtari shkodran i Bashkimit, Daniel Lekndreaj tregon arsyet pse Bashkimi pati edicion jo sipas parashikimeve. Çka ndikoi?
  • Çka porosit para çerekfinaleve MVP i xhiros 28?
  • Kush kë e ngacmoj dhe pse?

Gjitha këto sonte në Asistin 529 një bisedë shumë simpatike, e relaksuar dhe përplot me të qeshura të çerekfinalistëve të sivjetmë të Play Offit.

 

ANALIZA KOMPLETE E XHIRS 28 DHE TË FUNDIT TË PJESËS SË RREGULLT

Në vazhdim mund të ndiqni raportet, analizat dhe aksione më të bukura të Prince Caffe Superligës nga xhiro e fundit e pjesës së rregullt së bashku me blloqet speciale të Pesëshes dhe Lojtarit më të MIrë të Javës në ASIST ku pikërisht njëri nga mysafgirët u shpall MVP i xhiros 28. Cili ishte ai, do ta mësojmë në vazhdim: Kënaquni !

 

FINALET E SUPERLIGËS SË KOSOVËS PËR FEMRA: BASHKIMI –PRISHTINA (1:1)

Koha është për Superligën e Femrave në Basketboll dhe serinë finale mes Bashkimit dhe Prishtinës e cila filloj mesjavën e kaluar.Të martën në Prizren Bashkimi triumfoi me rezultat bindës mirëpo vetëm tri ditë më vonë, të premten në Prishtinë, prishtinaset u revanshuan dhe barazuan serinë në 1 me 1. Në vazhdim të shohim përmbledhjen e përgatitur nga Ulpiana Emnra e cila gjithashtu i komentoj të dyja këto përballje interesante për titullin e sivjetmë të Superligës së Femrave

 

LIGA E PARË: SUKSES HISTORIK I ISTOGUT I CILI SHPALLET KAMPION DHE INKUADROHET NË SUPERLIGË   

Edicioni 2022/23 i Ligës së Parë përfundoi me shpalljen e Istogut kampion pasi në finale mposhti Borën dhe arriti sukses historik duke u inkuadruar në elitën e basketbollit tonë për herë të parë në histori.Me këtë rast ASISTI e uron qytetin e Istogut për suksesin e arritur dhe i dëshiron fat e suksese në edicion e ardhshëm të Superligës së Kosovës.Nga ana tjetër, Borës i mbetet që përmes Play Outit të kërkon rastin kundër Ponte Prizrenit i cili sivjet lufton për mbijetesë në Prince Caffe Superligë. Në vazhdim përmbledhja e ndeshjeve finale që kulmuan me suksesin historik të Istogut.

 

DELASPORT BALKAN LEAGUE: VIT I VËSHTIRË PËR LIGËN NGA E CILA TRI SKUADRA ABSTENUAN

Koha është për Ligën Ballkanike e cila sivjet si kurrë më parë u ballafaqua me probleme dhe abstenime të skuadrave midis zhvillimit të kampionatit

Pas Budivelnikut ukrainas i cili u tërhoq për shkaqe financiare edhe Levski dhe Bashkimi u tërhoqën nga garat dhe tash në luftë për titull kanë mbetur vetëm katër skuadra kurse Peja në ndeshjen e fundit të pjesës së rregullt e deklasoi skuadrën bullgare Beroe. Në vazhdim do ta shohim raportin nga ndeshja Peja – Beroe dhe më pas tabelën aktuale

 

SHQIPTARËT NË BOTË: KËTË JAVË SHKËLQYEN KENANI DHE EDONI 

Shqiptarët në Botë në ASIST, blloku më i dashur dhe më unik në mediet tona, sjell lajme fantastike. Java  e kaluar ishte e shkëlqyeshme për Kenan Spahiun i cili realizoi rekord të karrierës dhe ishte më meritori në fitoren e ekipit të tij sikurse edhe Edon Maxhuni që ishte fenomenal dhe lider i ekipit Crailsheim Merlins në fitoren shumë të rëndësishme për t’ju shmangur Play Outit dhe fundit të tabelës. Këto dhe shumë lajme tjera në vazhdim në kuadër të bllokut shumë unik dhe të dashur për gjithë ne: Shqiptarët në Botë

 

NBA NË ASIST: BETEJA PËR PLAY OFF LLUGË – TRE EVROPIAN NË HALL OF FAME 2023

ASISTIN këtë javë e po e vazhdojmë duke fluturuar përtej Oqeanit Atlantik në NBA ku gara për kualifikim në Play Off është bërë jashtëzakonisht dramatike. Pas një fitore fantastike të Dallasit ndaj Lakersave në mëngjesin e hershëm të 25 Marsit, me treshen e Maxi Cleberit 20 të qindtat e sekondës pa u kryer përballja, Dallasi kishte 36 fitore 35 humbje dhe ishte në pozitën 7 vetëm gjysmëhapi prapa suksesit që e dërgonte direkt në Play Off mirëpo 9 ditë më vonë dhe pas 7 humbjeve dhe vetëm 1 fitoreje Dallasi është komplet jashtë, jo vetëm Play Offit por edhe Play Init.

Përndryshe, NBA publikoi lajmin se në klasën 2023 të atyre që do të hynë në mesin e më të mirëve në histori të basketbollit :Hall of Fame” janë edhe tre evropian. Cilët janë ata dhe çka ka të re në NBA mund ta shikoni në kuadër të bllokut NBA në ASIST,  Arbon Flugaj

 

AJKA NË FUND: TOP 10 AKSIONET NË ASIST

Në përmbyllje, ASISTI ju sjell TOP 10 aksionet e Javës e cila përmbylli pjersën e rregullt të Prince Cafe Superligës si dhe programin e transmetimeve të basketbollit në Artmotion dhe Klan Kosova.

Adhurues të basketbollit, kënaquni me bukurit fantastike basketbollistike në ASIST dhe mos harroni për më shumë lajme ekskluzive gjatë javës vizitoni portalin numër 1 në shqiptari për basketboll: AsistiOnline .Deri të hënën e ardhshme, zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll

Komentet janë të mbyllura.