Ylli e nis serinë çerekfinale me fitore të thellë ndaj Vëllaznimit
Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual i Kosovës, Golden Eagle Ylli e ka nisur me fitore të thellë ”play off”-in për vitin 2022/23.
Therandasit triumfuan sonte në shtëpi ndaj gjakovarëve me shifrat e thella 111-86.
Ndeshja e sonte nuk kishte ndonjë historik interesant, për faktin se vendasit fituan të gjitha periodat, përpos asaj të fundit (25-22, 29-16, 27-17, 30-31) dhe patën avantazh konstant nga fillimi e deri në fund me çka korrën fitore.
Rashun Davis ishte fantastik në këtë fitore të Yllit sonte me 26 pikë, gjersa u ndihmua edhe nga Bashir Ahmed me 16, Valon Bunjaku me 15 dhe Demetris Morant e Ardit Pepaj me nga 13 sosh.
Te Vëllaznimi, Atik Koshi kishte 28 pikë, si dhe Devin Johnson shtoi 19 sosh.
Me këtë fitore, Golden Eagle Ylli merr avantazhin e serisë çerekfinale dhe për të kaluar në fazën gjysmëfinale i duhet vetëm edhe një fitore, pasiqë ekipi që arrin dy fitore kalon tutje.
Ndeshja e dytë zhvillohet në ”Shani Nushi” të Gjakovës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.