Basketboll

KBF Peja 03 inkuadrohet në Superligën e Femrave

Peja 03 është shpallur kampione e Ligës së Parë të Femrave. Skuadra pejane në dy ndeshjet finale ka qenë më e mirë se WBC Bashkimi.

Sfidën e parë vashat pejane e fituan 55:50, kurse takimin e dytë në Therandë e fituan 47:53 (11:13, 17:10, 6:16, 13:14).

Peja 03 kishte përfunduar garat e rregullta me 13 fitore e një humbje, ndërsa WBC Bashkimi 12 fitore e dy humbje.

Komentet janë të mbyllura.