Basketboll

Skuadra polake Anwil, fituese e FIBA Europe Cup për sezonin 2022/23

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra polake, Anwil Wloclawek është fituese e garës evropiane, FIBA Europe Cup për këtë stinor.

Ekipi i Anwilit mposhti edhe në ndeshjen e dytë skuadrën franeze Cholet 78-80, për të fituar kështu trofeun prestigjioz evropian.

Vlen të ceket se në këtë ekip në të kaluarën ka luajtur edhe kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Dardan Berisha.

Ky është trofeu i 11-të në histori të ekipit, pasi Anwili ka edhe 3 tituj të kampionit të Polonisë, 3 Kupa, 3 Superkupa dhe 1 herë e ka fituar Ligën ENBL.

Të kujtojmë se sivjet në FIBA Europe Cup u paraqitën edhe dy skuadrat kosovare, Trepça dhe Golden Eagle Ylli.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.