Basketboll

(VIDEO LAJM) ASISTI 532:  ÇKA NDODHI NË SERITË GJYSMËFINALE PRISHTINA – TREPÇA DHE PEJA – YLLI

Analiza, përmbledhja dhe gjitha çastet më të rëndësishme të serive fenomenale gjysmëfinale të Play Offit të Prince Caffe Superligës me komentuesit Lirim Pecin dhe Ulpiana Emrën

ASISTI 532 sonte sjell përmbledhjen komplete të serive fantastike të gjysmëfinaleve të Prince Caffe Superligës së Kosovës në Basketboll: Sigal Prishtina – Trepça dhe  Peja – Golden Eagle Ylli.

Analiza speciale me momentet më i interesante dhe deklaratat e zjarrta kësaj here bëhen me komentuesit e dueleve: Lirim Pecin dhe Ulpiana Emrën.

Përballjet Peja – Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina – Trepça me të vërtet janë fantastike dhe një prej serive gjysmëfinale më të zjarrta viteve të fundit.

Në serinë Peja – Ylli, pejanët eliminuan kampionët aktual Golden Eagle Yllin duke u kthyer në finale pas dy viteve kur në vitin 2021 pikërisht Ylli i kishte mposhtur duke fituar titullin e parë dhe historik. Po startojmë me duelet e serisë Peja – Golden Eagle Ylli

 

ANALIZA E SERISË PEJA – GOLDEN EAGLE YLLI ME LIRIMIN DHE ULPIANËN

Peja është finalistja e parë dhe tash e pret fituesin e përballjes Prishtina – Trepça i cili do të përcaktohet pas ndeshjes së pestë vendimtare. Ishte kjo një seri shumë interesante dhe betejë midis dy trajnerëve të shkëlqyeshëm Rami Haddar, ish trajnerit të Maccabit Tel Avivit në Euroleague dhe nga ana tjetër, dy herë trajnerit të Vitit në Kosovë , Adis Beqiragiqit i cili bëri revolucion historik me therandasit dhe aktualisht është selektor i Bosnjës e Hercegovinës i cili bëri mrekulli në Eurobasket

  • Si e cilësuan Lirimi dhe Ulpiana përballjen e dy mjeshtërve?
  • Kë e bëri më të mirë trajneri Haddar te Peja?
  • Si luftoi sivjet Beqiragiqi?
  • Çka vendosi në këtë seri gjysmëfinale?

Si përfundim, Peja është në finale dhe tash e pret fituesin e ndeshjes së pestë dhe vendimtare midis Prishtinës dhe Trepçës. Kjo seri ishte me të vërtet fantastike dhe deri tash secila skuadër ka fituar në shtëpi të vet. Si rrodhën këto ndeshje dhe si u zhvillua seria do ta shohim në vazhdim, ndeshje për ndeshje.

 

ANALIZA E SERISË FENOMENALE GJYSMËFINALE TË EL CLASICOS SË BASKETBOLLIT KOSOVAR : SIGAL PRISHTINA – TREPÇA

Pra pas katër ndeshjeve të zhvilluara në serinë fantastike gjysmëfinale Sigal Prishtina – Trepça një gjë aktualisht që dihet është se: NUK DIHET ASGJË !

Kush do t’i bashkohet Pejës në finalen e madhe sivjet mbetet të shihet të Premten mbrëma në ndeshjen vendimtare e cila e ka kuptimin “ të jesh apo të mos jesh në finale”

  • Si e cilësuan Lirimi dhe Ulpiana përballjen e dy trajnerëve, mësuesit Kandemirit dhe nxënësit Gençoglut që fituan secili nga dy herë, në shtëpi të vet?
  • Çka vendosi në fitoret dhe humbjet e këtyre skuadrave?
  • Kush befasoi këndshëm dhe kush zhgënjeu?
  • Çka mund të jetë vendimtare në këtë seri gjysmëfinale?

 

SPECIALE NGA AGON FEHMIU

Para se të diskutohej seria e ndeshjeve me komentuesit e kësaj serie: Lirimin e Ulpianën, ASISTUESI Agon Fehmiu i dha disa xhevahire dhe informata të papërmendura deri tash lidhur me finalet potenciale Prishtina – Peja apo Trepça – Peja!

Nëse shkon Prishtina në finale ky do të jetë takimi i parë i prishtinasve dhe pejanëve në betejë për titull kampioni që nga edicioni 2015/16 , pra pas plot 7 viteve dhe në përgjithësi do të ishte seria e 8 finale midis Prishtinës dhe Pejës në historinë e basketbollit të pavarur kosovar nga viti 1991/92 ku prishtinasit kanë epërsi prej 5 me 2.

Nga ana tjetër , nëse Trepça kualifikohet në finale atëherë  do të jertë kjo vetëm përballja e katërt midis këtyre dy skuadrave në 32 vitet e pavaërsimit të basketbollit kosovar.

Që e tëra të jetë më interesante, do të ishte kjo finalja e parë midis Pejës e Trepçës nga edicioni parë i luftës 1999/2000 . Pra pas plot 23 viteve do të takoheshin Peja dhe Trepça në finale.

Herën e parë janë takuar në edicionin 1992/93 kur Trepça kishte fituar pastaj një vit më vonë në edicionin 1993/94 ishte Peja ajo e cila fitoi finalen kurse në edicionin e parë pas lkuftës dhe finalen e vetme kur pejanët dhe mitrovicasit luftuan direkt për titull , në vitin 2000 kishte fituar Trepça dhe kështu rezultati në përballjet finale është 2”1 për mitrovicas.

Pak informata dhe histori interesante për adhuruesit e basketbollit nga asisutesi i juaj Agoni dhe biseda në vazhdim kurse krejt në fund të këtij blloku,  ASISTI sjell blloqet speciale: Pesëshen dhe MVP-në e javës së dytë gjysmëfinale.

 

NBA NË ASIST: BEFASI NË PLAY OFF

Në kuadër të NBA në ASIST, fluturojmë përtej Oqeanit Atlantik ku Play Offi ngadalë po vjen në fazën finale dhe madje kanë filluar të përcaktohen edhe gjysmëfinalistët e parë të Lindjes dhe Perëndimit.

Në Lindje madje një skuadër e ka kryer punën dhe tash po e pret rivalin. Është kjo skuadra e Philadelphia Sixersave që eliminuan me 4:0 ekipin Brooklyn Nets. Në Perëndim në prag të eliminimit janë edhe Clippersat që janë duke pësuar me rezultat 1:3 nga Phoenix Suns sikurse edhe Minnesota që janë në disavantazh ndaj Denver Nuggets.

Një befasi e madhe po ndodh në seritë Miami – Milwaukee. Një prej pretendentëve për titull sivjet, skuadra e Bucksave është në disavantazh prej 1:2 ndaj Miamit dhe ka mbetur pa fuqinë kryesore të ekipit, Antetekoumpon i cili u lëndua në periudhën vendimtare. Këto dhe shumë lajme tjera të cilat veçuan javën e kaluar do t’i shikojmë në një përmbledhje speciale në kuadër të bllokut NBA në ASIST

 

 AJKA NË FUND: TOP 10 AKSIONET FENOMENALE GJYSMËFINALE NË ASIST

Në përmbyllje, ASISTI ju sjell TOP 10 aksionet e javës gjysmëfinale të Play Offit të Prince Cafe Superligës si dhe programin e transmetimeve të basketbollit në Artmotion dhe Klan Kosova.

Adhurues të basketbollit, kënaquni me bukurit fantastike basketbollistike në ASIST dhe mos harroni për më shumë lajme ekskluzive gjatë javës vizitoni portalin numër 1 në shqiptari për basketboll: AsistiOnline .

Deri të hënën e ardhshme, zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll

Komentet janë të mbyllura.