Haxhiu thotë se nuk e diskutojnë titullin, vetëm se a do jetë 3-0
Kapiteni i Trepçës, Valdrin Haxhiu është prononcuar para ndeshjes së dytë finale me Pejën.
Të dy skuadrat do të takohen ditën e diel në ndeshjen e dytë të finales, me ‘Minatorët’ që shkojnë të motivuar pas fitores në takimin e parë.
“Pas fitores ndaj Prishtinës vetëbesimi tek ne është rritur në maksimum. Për momentin, tek ne nuk diskutohet se a do ta fitojmë titullin kampion, por diskutohet vetëm se a do ta fitojmë me rezultat 3 me 0, apo me një rezultat tjetër”, tha Haxhiu.
Tutje, Haxhiu tha se si basketbollistët, ashtu edhe kryesia e klubit janë shumë të lumtur që kanë mbështetje të tyre një tifo-grup si ‘Torcida’.
“Çdo rezultat dhe çdo sukses i yni buron tek ‘Torcida’. Dëshira e madhe e qytetarëve dhe lidhja e tyre e fortë me basketbollin ka ndikuar që edhe njerëzit e duhur të jenë momentalisht në klub. Ata janë lojtari ynë i 6-të. Mund të themi lirisht që jemi i vetmi qytet që ka kërkesa ekstra për një palestër, por e di që edhe ata që nuk sigurojnë një vend në palestër janë gjithmonë me zemër në mbështetje të tonë”, përfundoi Haxhiu. /GazetaBlic/
Komentet janë të mbyllura.