EKSKLUZIVE: REAGON GENÇOGLU LIDHUR ME LARGIMIN E TIJ NGA TREPÇA

Në vazhdën e rekapitullimit të edicionit 2022/23 të basketbollit kosovar, në kuadër të ASISTIT 537 u rrëfye tregimi i nën kampiones, KB Trepçës. Mysafirët e ftuar ishin kryetari i Vullnet Sefaja, kapiteni Valdrin Haxhiu dhe lojtari më i dobishëm i skuadrës edicionin e kaluar, Drilon Hajrizi.

Ata rrëfyen prapaskenat e gjithë asaj që ndodhi gjatë edicionit të kaluar dhe gjërat që opinioni nuk i kishte parë dhe dëgjuar. Me këtë rast, ekskluzivisht në ASIST, kryetari Sefaja shpalosi detajet e largimit të trajnerit Gençoglu midis serisë finale me Pejën. (video dhe transkripti i deklaratës së Vullnet Sefajës, kryetarit të KB Trepçës në fund të lajmit)

Pas këtyre deklaratave në ASISTIN 537, ish trajneri i Trepçës Engin Gençoglu ka kërkuar të drejtën e tij që ta tregoj versionin e tij të ngjarjes dhe në vazhdim, AsistiOnline sjell video-reagimet e trajnerit Gençoglu (në gjuhën turke) ndërsa ne po i publikojmë si video origjinale me transkripto dhe përkthim në gjuhën shqipe

 

 

REAGIMI I ENGIN GENÇOGLUT

Fillimisht tërë Kosovës, tërë Mitrovicës ju përcjelli përshëndetjet e mia dhe gjithashtu edhe familjes së AsistiOnline.

Para tri ditëve në programin tuaj, kryetari Vullnet ka dhënë deklarata lidhur me ndarjen dhe shkuarjen time. Normal, unë kam marr një vendim që lidhur me largimin tim nuk dëshiroj të flas asgjë mirëpo po shoh se janë disa informata të mangëta dhe të gabueshme prandaj e kam parë të rrugës të flas dhe të jap përgjigje përmes kësaj video në AsistiOnline.

Fillimisht, unë kam ardhur në krye të ekipit në javën 18 dhe para asaj ishin bërë shumë transferime dhe unë isha trajneri i tretë.

Para ardhjes time ishin 11 humbje dhe një ndeshje para ardhjes time, në Mitrovicë, Trepça kishte pësuar me 35 pikë nga Prishtina. Tash, këtu do të ndalem.

Ne të gjithë së bashku sepse unë vet si individ, si Engin Gençoglu nuk kam pas mundësi ta bëjë vet këtë, së bashku me kryetarin, kryesinë , tifozët dhe qytetin, lojtarët, ekipin …kurrë e përjetë meritat nuk mund t’ua marr.

Së bashku, e kemi zgjuar një skuadër të fjetur. Në ligë kemi pësuar vetëm dy humbje në 9 xhirot e fundit, përkundër lëndimeve. Kupën e Kosovës e fituam duke e mposhtur Prishtinën në finale dhe përsëri në gjysmëfinale të Play Offit , përkundër avantazhit të fushës vendase, e eliminuam Prishtinën dhe u kualifikuam në serinë finale. Në serinë finale të Play Offit, rezultati ishte 1:1.

Deri këtu çdo gjë ishte në rregull. Deri këtu nuk kishim asnjë problem.

Në serinë finale, në ndeshjen e dytë në Pejë, treguam një lojë të dobët. Lojtarët, qoftë për shkak të rrëshqitjes së parketit, për të mos përjetuar ndonjë lëndim, qoftë nga atmosfera, qoftë në aspektin mental dhe duke e ditur se ne e kemi avantazhin e fushës vendase, ne nuk e shfaqëm lojën e cila pritej nga ne.

Natyrisht, kjo në profesionalizëm nuk është e pranueshme por nganjëherë, si humbe me 3 pikë si me 30 nuk ka kuptim por, disfata me 30 pikë në aspektin e kthimit të mentalitetit fitues dhe vetëbesimit në Play Off është më e mirëseardhur.

Pas ndeshjes, në mbledhjen që e bëmë të nesërme, Driloni e tha një gjë të mirë , për çka e falënderoi. Pas mbledhjes me ekip, më tha “trajner, në zhveshtore kur e shikuam njëri tjetrin në fytyrë , atë ditë sikurse asnjëri prej nesh nuk kishte ardhur për të fituar dhe ishin ndikuar ama mos u brengos, ndeshjen e tretë do ta fitojmë, ri i qetë” më tha.

Dhe ne tashmë, përgatitjet për ndeshjen e tretë i kishim filluar në atë mënyrë që këtë disfatë me  minus prej 30 pikëve ta kthej në motiv për fitore. Deri këtu nuk kishte asnjë problem. Gjithçka ishte në rregull.

Para playoffit, menaxheri im Kemal Sipahi, mua më kishte thënë se emri im është përmendur për selektor të Kosovës  dhe se më ka propozuar dhe është takuar me kryetarin e Federatës dhe me gjasa , kjo punë do të bëhet. Kjo mua më bëri shumë të lumtur sepse udhëheqja e Përfaqësueses së Kosovës  është nderë dhe krenari e madhe sepse tek e fundit, Përfaqësuese po udhëhiqni.

Këtë bisedë, nuk e harroj, në Mitrovicë, në këndin e prapmë në Missini Kitchen ia hapa kryetarit dhe ai mua më tha këtë … shumë mirë e mbaj në mend, sikur të ishte dje… dhe lojë me fjalë nuk po bëjë, këtë ma tha: a po dëshiron të bëhesh kryetrajner i Kosovës?

– Unë i thash , gjithsesi se po. Është nderë!   

Dhe ai mua pikërisht këto fjalë m’i tha “ti bëhu kampion dhe tjerat m’i lërë mua”.

Tash ju nga këto fjalë çfarë përfundimi mund të nxirrni?

Mua askush mos të më thotë “ta dhashë apo nuk ta dhashë fjalën, mos të më thotë… jam 48 vjeçar, i kam dy fëmijë” … prej këtu i drejtohem kryetarit Vullnet, kjo çka do të thotë, le të ma shpjegoj?

Përkundër kësaj, ne e mposhtëm Prishtinën dhe e nisëm serinë me Pejën  dhe rezultati ishte 1:1. Në serinë finale, kur filloj seria finale, lojtarët kosovar më thanë se trajneri i skuadrës kundërshtare është bërë selektor i Kosovës dhe se është arritur marrëveshja me të.

Tash, unë me fjalë apo thashetheme të lojtarëve nuk merrem. Pasi i dëgjova këto fjalë, ato ia përcolla drejtorit sportiv, të nderuarit Besim abesë: “Besim abejë, kështu qenka folur në federatë. Sa është e vërtetë që trajneri i skuadrës rivale është emëruar kryetrajner i Përfaqësueses sepse të gjithë lojtarët vendor këtë po e thënë. “A është kjo e vërtet? Të lutem a mundesh me u interesua” i thash dhe ai dy ditë para ndeshjes së tretë, para stërvitjes më tha “ Po trajner, janë marr vesh me trajnerin rival që ai të bëhet selektor”.

Besim abeja është njeri që e dua, e respektoj dhe fjalëve të cilit i besoj. Njeri shumë i mirë, një mitrovicas i mirë që e do Trepçën dhe ish basketbollist.

Pasi e kuptova nga Besimi këtë, menjëherë në mëngjes para stërvitjes, kryetarit ia dërgova mesazhin në grupin tonë të stërvitjeve në whatsapp:

“Kryetar i thashë, ti mua kështu-kështu më ke thënë, ti bëhu kampion dhe tjerat m’i lë mua kurse  tash përbrenda federatës po flitet se është arritur marrëveshja me trajnerin e skuadrës kundërshtare. Unë juve do t’ju bëjë kampion dhe në Trepçë nuk do të qëndroj pas përfundimit të edicionit.” Pse ja thash këtë kryetarit?

Sepse duke ditur se marrëdhëniet e afërta të dy kryetarëve, madje kurdo që kishte nevojë e shfrytëzonte federatën për transferimin e lojtarëve, kishte ndikim në Federatë… duke e ditur këtë dhe duke qenë i suksesshëm , duke e bërë klubin kampion dhe me dëshirë që të bëhem selektor i Kosovës, dëshpërimin dhe zhgënjimin tim ia shpreha.

Kryetari mua m’u përgjigj, po i citoj fjalët e njëjta: “Në rregull trajner. Ne me zor askënd nuk mund ta mbajmë!” më dha përgjigje ndërsa unë atij iu përgjigja me “OK” 

Pas kësaj, gjysmë ore më vonë, nënkryetari Lindriti, në grupin e mesazheve në whatsapp u bashkua dhe mesazhi direkt i dërguar shkruante: “ti a po na kërcënon neve?”

Unë u përgjigja se “kjo nuk është fjali kërcënuese por fjali e zhgënjimit dhe po e shprehi dëshpërimin tim. Unë pasi t’ju bëjë kampion, do të shkoi në shtëpi” ju thash.

Ashtu kështu, me Trepçën nuk kemi pas kontratë apo diçka që na lidh për edicionin e ardhshëm.

Mbi këtë, përsëri nënkryetari Lindriti më dërgoi mesazhin: “nëse dëshiron, sonte menjëherë ec!”

Tash, këto mesazhet e Lindritit që vazhduan një kohë të gjatë…tash nëse një njeriut i thoni 50 herë: “nëse do sonte shko! Nëse do pa u bërë kampion shko! Nëse do, ta blej biletën” në kuptim të asaj që shko menjëherë… nëse kjo shkruhet 50 herë atëherë një njeri që ka nderë dhe krenari, nuk mund të qëndroj në një vend të tillë.

Nga këtu, të gjithë po i pyes: unë dëshpërimin dhe zhgënjimin tim po e shprehi sepse , le të thotë kush çka të do, kryetari Vullnet i cili ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me kryetarin e FBK-së, si një person që i ec fjala në federatë, ku e dëgjojnë … tash në serinë finale, përbrenda federatës, kur e dëgjova se trajneri i ekipit kundërshtar është bërë elektor, unë e shpreha pakënaqësinë time.

Ky nuk është kërcënim sepse unë nuk kam marrëveshje dhe menjëherë po shkoj unë nuk ju kam thënë. Unë nuk iu thash se “pa ju bë kampion do t’ju braktisi” .

Rezultatet dhe puna ime me Trepçën shihet vetvetiu por përfshirja, reagimi i ashpër dhe i pakuptimtë i nënkryetarit Lindritit, shkrimi i mesazheve në mënyrë irrituese … të gjitha mesazhet i kam të ruajtura … ajo ishte porosi e qartë për mua: largohu!

Unë i thash vetës, këta kanë plan tjetër dhe unë këtë nuk e kuptova.

Nëse e keni parë, deri më sot unë  në asnjë mënyrë, qoftë në televizion, shtyp apo internet, në asnjë medium nuk kam folur.

Tash kur e shikoni, kryetari në program ka deklaruar se “pas Kupës, te lojtarët vendor ka pasur rënie në formë dhe se pas largimit të trajnerit performansa e tyre është përmirësuar”.

Shikoni, nëse kaq shumë përziheni në punën e trajnerit, duke i thirr në telefon lojtarët natën për t’u informuar se çfarë po ndodh me formën e tyre atëherë zbritni në fushë dhe udhëhiqni ekipin, ju them.

Është e vërtet se pas Kupës kemi pas ndeshje të dobëta dhe ndoshta lojtarët nuk performuan si duhet mirëpo ne luftuam si luaj dhe përkundër disavantazhit të fushës, duke luajtur basketboll të mirë , Prishtinën e eliminuam, liderin e ligës e eliminuam.

Ndeshjen e parë si nikoqirë me Pejën e fituam. Ne çka po diskutojmë dhe për çka po përlahemi, nuk dëshiroja të kuptoj. Më shumë nuk dëshiroj të flas por të gjitha mesazhet janë te unë.

Së pari, lartë është Allahu dhe unë kurrë nuk gënjej lidhur me punën por as lojë me fjalë nuk bëjë. Të vërtetën nuk e fsheh dhe as në situata të caktuara nuk bëjë lojë me fjalë, duke zgjedhur fjalë dhe thënë unë kështu e thash apo nuk e tash, as këto nuk i bëjë.

Unë jam njeri i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë të cilin pak a shumë kanë pasur mundësi të më njohin. Me këtë rast, kryetarit Vullnetit dhe nënkryetarit Lindritit nuk ua bëjë hallall hakun tim sepse kanë gabuar, është turp se çka kanë bërë.

Gjithsesi se lartë është Allahu dhe zemrën dhe shpirtin tim e njeh dhe të tyrin e njeh ashtu që përfundimisht, se çka ka ndodhur është në pah.

Prej këtu, zyrtarëve Astritit, Edosë, Besim abesë, Izet pashës, të gjithë ndihmës trajnerëve, Ilirit, Brahimit, Diamantit, të gjithë ekipit të fizioterapeutëve, Xhavitit, Benit, punëtorëve të palestrës, gjithë qytetit, tifozëve të Torcidës, të gjithë i falënderoj dhe atyre ju kërkoj falje dhe ndoshta nuk është dashur të bij në këtë lojë, ndoshta nuk është dashur të vazhdoj me mesazhe sepse kam rënë në grackë të një shfaqjeje teatrale pa lidhje. Mirëpo, kështu ishte kismeti dhe të gjithëve ju dërgoj të falat e mia, gjithë Kosovës. Ju uroj të gjithëve shëndet dhe gjithsesi se vërteta do të del në shesh, këtë mos e harroni kurrë. Ju faleminderit!

Për hirë të korrektësisë dhe etikës, ju njoftojmë se AsistiOnline ka kontaktuar me kryetarin e KB Trepçës lidhur me deklaratat e ish trajnerit Gençoglu dhe ai përmes bisedës telefonike ka deklaruar:

“E çmoj korrektësinë gazetareske për ta pasqyruar edhe rrëfimin e palës tjetër mirëpo gjithë ate që kam dashur ta them e kam thënë në ASIST dhe nuk kam çka me shtu dhe as me mungu. Për mua, tregimi Gençoglu i takon së kaluarës dhe Trepça është e fokusuar në përgatitje për edicionin e ardhshëm” ka deklaruar kryetari Sefaja

Për të rikujtuar se çka është folur në ASISTIN 537 dhe për të pasur pasqyrën komplete në vazhdim mund të gjeni videon dhe transkriptin e deklaratës së Vullnet Sefajës, kryetarit të KB Trepçës e gjeni në fund të lajmit https://www.youtube.com/watch?v=aAgnyG_j814 ose komplet bisedën në kuadër të video 3 të ASISTIT 537 https://youtu.be/662p8V8UrH4)

 

DEKLARATA E KRYETARIT TË KB TREPÇËS, VULLNET SEFAJA NË ASISTIN 537 LIDHUR ME LARGIMIN E GENÇOGLUT (TRANSKRIPTI)

 “Lojën kur e kemi humb në Pejë, unë kam shkuar menjëherë në MItrovicë dhe kam diskutuar me trajnerin se si kemi me vazhdu me e luajt lojën e tretë. Do të thotë, kemi qenë shumë mirë, kam qenë shumë i relaksuar sepse aty u pa, e tha Driloni, Peja e ka fituar lojën në çerekun e parë dhe nuk ka diskutim a kemi rrëshqit apo nuk kemi rrëshqit, a u rrëzua apo u qua, gjithçka që ndodhi ishte ajo që ju ndodh klubeve. Neve në lojën e pestë na është prishur 24 sekondëshi dhe Peja shumë lehtë ka mund të thotë , nuk po e luajmë lojën. Kështu që duke pas mirëkuptim ndaj njëra tjetrës sepse ato kushte për me e organizua lojën nuk varen vetëm nga ne. Palestra nuk është e jona, palestra është e Komunës, klubi është i Komunës dhe ato defekte të cilat paraqitën në palestër ne i riparojmë me aq sa kemi mundësi. Të njëjtën e ka bërë edhe Peja për lojën e katërt, ka funksionu edhe ventilimi , ka funksionu edhe ftohja por krejt i kemi bërë me forca vetjake . Kjo sa i përket temave që janë zhvilluar.

Trajneri të ju them të drejtën, për mua ka qenë një befasi nga ai por nuk është se nuk e kam ditur sepse e ceka më herët, me Kemën kur e kemi diskutuar, m’i ka treguar disa gjëra dhe njëra prej tyre ishte kjo që po ndodhke në momentet e caktuara me përjetua edhe ai një krizë çfare e ka pasur. Unë i kam 48 vjet dhe dy fëmijë dhe kurrë në jetën time nuk ju kam premtuar që nuk mund ta realizoj.

Ne kur e kemi diskutuar gjatë kohës kur na ka shkuar mirë, reprezentacioni i Kosovës nuk ka pasur trajner dhe normalisht unë i kam thënë të mbërrijmë suksesin dhe unë flas me Federatën dhe e njoftoj për interesimin tënd për me qenë trajner i reprezentacionit  dhe normalisht kjo është punë që e vendos Federata kur i vjen koha. Mesazhi të cilin ma ka dërgua dy ditë para lojës, ka qenë shumë i rëndë për mua mirëpo unë në natyrën time, kur dua ta përfundoj një punë, jam shumë i qetë dhe mundohem të jem shumë i qetë pavarësisht shumë gjërave që munden me më ndodh gjatë rrugës.

Për mua ka qenë e pahijshme me më dërgua mesazh për punë të trajnerit i cili ende nuk ishte emëruar dhe s’ka qenë publike. Ende nuk ka qenë vendimtare a është Rami Haddari trajner i ri i Kosovës apo jo… me ma dërgua mesazhin kur klubi e kishte kohën e stërvitjes.

Do të thotë po flasim për kohën gjatë stërvitjeve kur më ka ardhur një mesazh i tillë por unë, me thënë të drejtën, nuk është se e kam marr shumë seriozisht dhe i kam thënë: okej, vazhdojmë tutje!

Nuk kam nevojë me e diskutua më tutje, në pika të shkurta, pak a shumë ky ka qenë debati që e kemi pasur mes vete.

Me thënë të drejtën, mua më ka ardhur shumë keq sepse e potencova, pas Kupës kanë ndryshua pak situata sepse edhe ju vet, ti si njohës i mirë i basketbollit edhe ke luajt, edhe i ke ushtrua lojtarët, keni mundur ta vëreni rënien e lojtarëve vendor pas Kupës.

Jo rastësisht, Tmushiqi nuk i luan 8 minuta në çerekun e katërt me Prishtinën, një lojtar që ka qenë në formë shumë të mirë dhe rënia e lojtarëve vendor nuk e di a ka ardhur si pasoj e trajnerit apo ka ardhur si pasoj e ndonjë gjëje tjetër por kjo u dëshmua pastaj në momentin kur tha se unë po shkoj në shtëpi sepse unë nuk i kam thënë shko në shtëpi. Ai ka thënë unë vij e bëjë klubin kampion dhe pastaj shkoi në shtëpi. Unë i jam përgjigj okej unë nuk e ndali me zor askënd.

Pas kësaj, ai ka shkua ndërsa ju edhe vet e keni parë se çfarë ndryshimi ka ndodh te lojtarët vendor dhe unë prapë po e them “Engin Gençoglun e kisha falënderua sepse na ka ndihmua shumë në rikthim , së pari të atmosferës te djemtë dhe e dyta në vetëbesimin të cilin e kanë marr, normalisht se edhe këta kanë dashur vet sepse e kanë pa që nuk shkon deri në fund mos me u përshtat me askënd ose mos me pas sukses ekipi me asnjërin prej trajnerëve.

Është edhe angazhimi i pashoq i lojtarëve që Trepça e ka mbërrij këtë sukses çfarë e ka mbërrij sivjet.

Unë mundem me ju thënë kështu: unë si pjesë e kryesisë së KB Trepça e kam përjetuar trilerin më të madh në jetë gjatë këtij kampionati. Do të thotë, nuk ka gjë e cila nuk na ka ndodhur dhe me thënë të drejtën, me mbërrij me i luajt krejt finalet, unë e shoh si sukses!

 

Të fundit:

Të ngjajshme: