Basketboll

Super-ekskluzive: Prishtina i hyn fuqishëm merkatos, merret vesh me Devoe Josephin

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina duket se ka plane të forta për stinorin e ri të garave.

Sipas burimeve të AsistiOnline.com të afërta me klubin bardhekaltër, drejtuesit e skuadrës kanë arritur marrëveshje me njërin nga lojtarët kryesorë të Pejës në edicionin që sapo përfundoi, Devoe Joseph.

Amerikani ishte lojtari kyç në ndeshjen e pestë të finales e cila i solli Pejës titullin e kampionit dhe

Përvoja e Joseph si lojtar është e madhe pasi ai ka luajtur në top-liga si Spanja (Joventut Badalona), Turqi (Turk Telekom, Banvit), Francës (Cholet), Izraelit (Maccabi Gat), Mal i Zi (Buduçnost), Poloni (Slask Wroclaw), Rumani (Voluntari) dhe para ardhjes në Pejë, ishte paraqitur në Poloni tek Enea Zastali.

Tek Enea Zastal, Joseph luajti në dy fronte në ligën vendase dhe në VTB League, ku në të parën luajti me mesatare prej 9.7 pikëve e në VTB u paraqit me 7.7 pikë për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.