Basketboll

(VIDEO LAJM – KOMPLET) ASISTI 538: TREGIMI I SIGAL PRISHTINËS 2022/23

Mysafirë special kryetari i KB Sigal Prishtinës Blerand Stavileci flet për edicionin e kaluar, garat  në vend dhe arenën ndërkombëtare por edhe për skandalet që e tronditën basketbollin në vendin tonë

PAS “AGJËRIMIT” DYVJEÇAR TË TROFEVE ME KTHIMIN E KRYETARIT BLERAND STAVILECI RIKTHEHEN TROFETË, SUKSESI POR EDHE FILLON RISTRUKTURIMI I KLUBIT PËR NJË TË ARDHME TË RE

Në vazhdën e rekapitullimit të njërit prej edicioneve më atraktive dhe më dramatike në histori të basketbollit të pavarur kosovar ASISTI 538 sonte sjell tregimin e Sigal Prishtinës.

Dy emisionet paraprake ua dedikuam kampiones Pejës dhe nën-kampiones Trepçës kurse sonte serinë e përmbledhjeve të edicionit që e lamë pas nesh po e vazhdojmë me skuadrën më të trofeshme të gjitha kohëve në basketbollin kosovar dhe shqiptar në përgjithësi, Sigal Prishtinën. Mysafirë sonte është kryetari i rikthyer në klub, Blerand Stavileci.

Kryetari Stavileci i cili u rikthye në fund të nëntorit 2022, pas dy viteve solli trofeun e parë duke e fituar Superkupën e Kosovës  ishte në finalen e Kupës dhe gjysmëfinalen e Play Offit të sivjetmë të Prince Caffe Superligës 2023

Stavileci në ASISTIN 538 rrëfen se çka ndodhi krejt gjatë këtij rrugëtimi dhe cilat ishin momentet më të vështira. Ekskluzivisht në ASIST ai shpalos gjëra që nuk i kemi parë dhe dëgjuar nga prapaskenat e edicionit që përfundoi javë më parë.

 

VIDEO PËRMBLEDHJA E VJESHTËS 2022: STAVILECI FLET PËR RIKTHIMET E BUJSHME TË DARDANIT DHE MEMNUNIT, IKJEN E TIJ  DHE SUPERKUPËN E FITUAR POR EDHE KRIZËN NË VJESHTË

Pas video përmbledhjes e cila rikujton gjithë atë që ndodhi nga përfundimi i edicionit të kaluar dhe riorganizimin për edicionin që tashmë e lamë pas nesh e deri te ndeshja e fundit e vitit 2022 kur prishtinasit pësuan thellë nga Golden Eagle Ylli në Therandë, Stavileci rrëfen se çka ndodhi krejt gjatë këtij rrugëtimi dhe cilat ishin momentet më të vështira.

Pas rikthimeve sensacionale të Dardan Berishës dhe trajnerit të mirënjohur Ekrem Memnunit, si dhe transferimeve të shumta gjatë verës 2022, starti i stinorit u përshkua me shumë probleme.

  • Çka ndodhi dhe pse u largua pas vetëm një ndeshje Ekrem Memnuni?
  • Si e cilëson vjeshtën e basketbollit?
  • Pse u largua edhe Murat Bilge pavarësisht nga fitorja e Superkupës dhe përmbyllja e vitit 2022 në pozitën e dytë?
  • Pse vendosën për rikthimin e tretë të Kandemirit?

 

VIDEO PËRMBLEDHJA E PRANVERËS 2023: ÇEREKFINALJA HISTORIKE E ENBL DHE DY EL CLASICOT ME TREPÇËN NË FINALE TË KUPËS DHE GJYSMËFINALE TË PLAY OFFIT

Pas video – tregimit interesant të pranverës së basketbollit 2023 të KB Sigal Prishtina gjatë të cilës skuadra më e trofeshme kosovare e gjitha kohëve u plasua në finale të Kupës së Kosovës ku u ndesh me Trepçën, në Çerekfinalen historike të ENBL (Europe North Basketball League) ku u ndesh me gjigantin polak King Szeczin dhe gjysmëfinalen e Play Offit të Prince Caffe Superligës ku sërish e pamë El Clasicon me Trepçën që shkoi në pesë ndeshje, kryetari Blerand Stavileci i tregon shumë gjëra të pa thëna deri tash

Përkundër pranverës së suksesshme me 11 fitore e vetëm 1 humbje dhe përmbyllja e edicionit të rregullt si lider (për herë të parë nga viti 2019) Sigal Prishtina humbi nga Trepça në finalen e Kupës dhe gjysmëfinalen e Play Offit.

  • Cili ishte “kabahati” dhe gabimi i Kandemirit?
  • Pse pati rënie të formës së lojtarëve vendor nën udhëheqjen e tij?

Kryetari i Sigal Prishtinës për herë të parë publikisht flet edhe për dy rastet që ndodhën në serinë gjysmëfinale ndaj Trepçës: skandalin e tentimit të korruptimit të referëve grek dhe caktimin e terminit të ndeshjes së pestë gjysmëfinale.

  • Çka ndodhi me referët grek?
  • Në çfarë faze është rasti dhe a po hetohet nga organet e rendit?
  • Çka ndodhi me caktimin e terminit të ndeshjes së pestë gjysmëfinale Sigal Prishtina – Trepça dhe pse u ngrit aq shumë zhurmë?

Ekskluzivisht në ASIST, kryetari Stavileci tregon se

  • A po mbetet në pPrishtinë lojtari më i mirë kosovar i gjitha kohëve, Dardan Berisha?
  • Me cilët lojtarë i kanë vazhduar kontratat?
  • A kanë nënshkruar Arti Hajdari dhe Devoe Joseph?
  • A po mbeten në klub Jan Palokaj, vëllezërit Zeqiri, Lejsoni e Jetmiri?
  • A po kthehen Muhamedali Janjeva, Meriton Ismajli dhe Fisnik Rugova në folen e tyre?
  • A do të mbeten edhe sivjet Dustin Thomas e Debisschop?
  • Kush është trajneri i ri prishtinas?

Gjitha këto dhe shumë lajme ekskluzive lidhur me KB Sigal Prishtinën në ASISTIN 538 i rrëfen kryetari i rikthyer Blerand Stavileci

 

NBA NË ASIST: SERIA FINALE E NBA MIAMI HEAT – DENVER NUGGETS STARTOI ME BARAZIM (1:1)

NBA në ASIST sjell fillimin e serisë së betejave finale për titullin e kampionit 2023. Befasia më e madhe e këtij edicioni, Miami Heat e cila nuk kishte të ndalur pasi e siguroi biletën e fundit për Play Off në ndeshjen e fundit të Play Init kundër Chicago Bulls, pastaj eliminoi top kandidatin për titull  Milëaukee Bucks dhe në gjysmëfinale Neë York Knicks, në finalen e Lindjes kundër Boston Celtics që ishte reprizë e finales së vjetme, javën e kaluar eliminoi edhe Bostonin për ta caktuar finalen kundër Denver Nuggets që i eliminoi Lakersat me 4:0. Dy ndeshjet e para i ndanë këto dy skuadra dhe këto do t’i shohim nga Arbon Flugaj specialisti i NBA në ASIST që sjell përmbledhjen nga kjo gjithësi e basketbollit

 

PËR FUND: TOP AKSIONET E VJESHTES 2022 NË PRINCE CAFFE SUPERLIGË

Adhurues të basketbollit, krejt në fund, ASIST 538 sjell top aksionet vjeshtore të Prince Caffe Superligës kurse ju kënaquni me bukurit fantastike basketbollistike në ASIST dhe mos harroni për më shumë lajme ekskluzive gjatë javës vizitoni portalin numër 1 në shqiptari për basketboll: AsistiOnline .

Deri të hënën e ardhshme, zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll

 

Komentet janë të mbyllura.