Nga pozita e shtatë, Ulmi kampion i Gjermanisë për herë të parë në histori të klubit
Prishtinë(AsistiOnline) – Ulmi është kampion i Gjermanisë për herë të parë në histori të klubit.
Portokallinjët nga qyteti pikërisht me të njejtin emër, Ulm, triumfuan në ndeshjen e katërt të serisë finale ndaj Bonnit me rezultat final 74-70, shkruan AsistiOnline.com
Nëpër një rrugëtim të jashtëzakonshëm duke mposhtur dy gjigantët që luajnë në Euroligë, fillimisht Albën e Berlinit 1-3 në seri çerekfinale e më pas edhe Bayernin e Mynihut 3-0 në gjysmëfinale, Ulmi kaloi në finalen e madhe.
Në finale, Ulmi e shpartalloi edhe liderin e stinorit të rregullt, Bonn-in 1-3 në seri finale edhe pse këta të fundit kishin avantazhin e terenit vendas, kjo nuk e ndali ekipin e Ulmit të fitojë titullin e parë në histori të klubit dhe atë nga pozita e 7-të e play off-it.
Titulli i kampionit të Gjermanisë është vetëm trofeu i dytë në histori të klubit të Ulmit që në vitin e largët 1996 e kishte fituar trofeun e parë, atë të Kupës së Gjermanisë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.