Basketboll

Zyrtare: Erdem Can merr drejtimin e Efesit

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjiganti turk dhe evropian i basketbollit, Anadolu Efes është bërë me trajner të ri pas, pas largimit të Ergin Atamanit.

Dy herë kampionët e Evropës e kanë prezantuar sot në radhët e veta turkun tjetër, Erdem Can, për ti drejtuar në dy edicionet vijuese.

42 vjeçari, sivjet drejtoi me shumë sukses ekipin e Turk Telekomit me të cilët arriti deri në finale të Eurocup dhe stinorin e rregullt të elitës turke e mbyllën si lider.

Can në të kaluarën ka qenë ndihmës-trajner për 9 vite rresht tek Fenerbahçe (2012/21), derisa për një edicion punoi edhe si asistent në NBA tek Utah Jazz (2021/22).

Të kujtojmë se ish-trajneri i Efesit, Ergin Ataman e ka marrë drejtimin e Panathinaikosit. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.