Kosova U18 te meshkujt pëson nga Holanda
Kosova ka pësuar humbje nga Holanda 82:67 (23:26, 20:5, 21:22, 18:14) në Kampionatin Evropian, Divizioni B.
Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen me epërsi prej nëntë pikësh, 14:23, por më pas u rikthyen holandezët për të afruar shifrat në 23:26. Dallimi më i madh dhe vendimtar u bë në periudhën e dytë, që përfundoi 20:5.
Përkundër përpjekjeve maksimale nga Dardanët, Holanda menaxhoi mirë lojën dhe epërsinë e krijuar për të fituar 82:67.
Te Kosova u dalluan Jon Ismajli me 18 pikë dhe Jon Ukaj me 15 pikë.
Ndeshja e ardhshme është ndaj Rumanisë, të dielën nga ora 21:30.
Komentet janë të mbyllura.