Arbnor Rifatit i hiqet masa e arrestit shtëpiak, e konfirmon edhe avokati i tij
Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-trajnerit të KB Prizrenit, Arbnor Rifatit, ju është hequr masa e arrestit shtëpiak.
Është vetë Rifati që nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka konfirmuar se është liruar nga arresti shtëpiak, duke falenderuar secilin për mesazhet e mbështetjen që ka pasur në këto ditë të vështira për të dhe familjen e tij, transmeton AsistiOnline.com
”Edukimi familjar, personaliteti dhe integriteti im si njeri çdoherë ka qenë e bazuar që të punoj në parim me korektësi e drejtësi. Falenderoj avokatin tim z.Edis Kuraja për gatishmërin dhe mbrojtjen profesionale e të suksesshëm. Falenderoj institucuonet gjyqësore për të cilët besoj fuqishëm në punën e tyre profesionale. Çdoherë kam servuar më të mirën për basketbollin, nga tash konfirmoj dhe premtoj që edhe më fuqishëm do punoj për klubin tim KB PRIZRENI”, ka shkruajtur Rifati.
Lajmin për lirimin e Rifatit nga kjo masë gjyqësore e ka dhënë edhe avokati i tij dhe njëherazit ish-basketbollisti, Edis Kuraja.
”Nderpritet masa e arrestit shtepiak ndaj te mbrojturit tim Arbnor Rifati. Une besoj ne pafajsine e Arbnorit dhe bashke kete ceshtje do ta cojme deri ne fund. Arbnor, e gezofsh lirine!”, citohet në njoftimin e Kurajës.
Postimi i plotë i Rifatit:
Ish-referi e tash trajneri prizrenas fillimisht ishte arrestuar dhe mbajtur në paraburgim 48 orësh, për t’ju caktuar më pas masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh nën akuzat për kurdisjen e ndeshjeve të basketbollit.
Rifati që ka drejtuar gjatë Ponte Prizrenin dhe ka qenë edhe pjesë e shtabit teknik të Kosovës, pritet që tash të mbrohet në liri, për akuzat që rëndojnë mbi të. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.