Basketboll

FIBA përzgjedh Dominic Artisin MVP të ndeshjes me Zvicrën

Prishtinë(AsistiOnline) – Organizatori i natyralizuar i Kosovës, Dominic Artis është përzgjedhur nga FIBA si MVP i ndeshjes me Zvicrën.

Dardanët fituan sonte ndaj helvetikëve me rezultat 72-76, ndeshje kjo tepër e rëndësishme për ekipin tonë që mbetet fuqishëm në garë për ta kaluar fazën e parë të parakualifikimeve për Eurobasket 2025, shkruan AsistiOnline.com

Dominic Artis ka qenë sot lojtari më i vyer i ekipit tonë me indeks prej +23, duke realizuar 22 pikë prej tyre4 treshe nga 11 tentime, 2 dyshe nga 4 tentime dhe 6 gjuajtje të lira nga 8 tentime. Përpos pikëve, Artis dha kontribut të madh edhe në kërcime me 6 sosh, të gjitha në mbrojtje, derisa shtoi edhe 4 asiste dhe plotë topa të vjedhur ndaj kundërshtarit.

Për performancën ndaj Zvicrës, Artis në fund të ndeshjes e fitoi çmimin e MVP-së.

Kosovari i natyralizuar definitivisht po e arsyeton besimin e dhënë nga selektori, Rami Hadar. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.